Fax News ka siguruar pamjet kur Kostandinos Katcifas ka hapur zjarr në Bularat kundër forcave të policisë së Gjirokastrës ditën e djeshme.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News ekstremisti grek mban veshur një uniformë ushtarake dhe me armën tip automatik të modifikuar me dylbi, që mban në dorë, qëllon në drejtim të makinës së policisë.
Pamjet e siguruara nga një banor që ndodhej brenda një lokali, tregojnë se Katcifas nuk ka qëlluar në ajër, por në drejtim të policisë, ndërkohë që duket se ai nuk mban në dorë asnjë flamur grekë, siç pretendohet.
Kostandinos Katcifas do të vritej më vonë nga forcat RENEA në Bularat tek depot e ujit pasi nuk pranoi të dorëzohej, por vazhdoi të qëllonte.
Kujtojmë se 35-vjeçari grek që hapi zjarr sot ndaj policisë shqiptare e kishte paralajmëruar sulmin e tij 5 ditë më parë, në datën 23 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu ka paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ai shkruan “Grek ose vdekje”.
“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa nikoqirët. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore (nuk do bëj sehir). Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”, shkruante Kostandinos Kaçifa në Facebook.
Pas breshërisë me kallashnikov mbi policinë e Gjirokastrës, në operacion janë angazhuar forcat RENEA nga Tirana për kapjen e tij. Vendodhja e tij u lokalizua e më pas si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë Kostantinos Katsifas.
Katsifas qëlloi me armë zjarri ditën e some në Bularat drejt policisë shqiptare, ndërsa po zhvillohej ceremonia për ushtarët e rënë grekë, gjatë luftës së dytë botërore.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post