Fax news ka siguruar videon e plotë të sherrit mes Armando Meshaut dhe Rei Metës. Ky i fundit pasi goditi me grushta 51-vjeçarin i shkaktoi edhe vdekjen.
Meta pritet që ditën e nesërme të dalë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Sipas burimeve nga institucioni i akuzës së qytetit bregdetar, për të do kërkohet masa e arrestit me burg.
Për këtë ngjarje, 10 persona janë marrë në pyetje përgjatë 24 orëve nga policia e Vlorës, për të hedhur dritë për zbardhjen e saj. Personat në fjalë kanë qënë kryesisht dëshmimtarë okular më vendin e ngjarjes të cilët kanë parë konfliktin, por edhe familjarë si të viktimës dhe autorit.
Dëshmitarët në polici kanë treguar rrjedhën e ngjarjes në fjalë, konfliktin si nisi dhe si u zhvillua teksa familjarët kanë dëshmuar në polici në lidhje me faktin e djenisë së tyre për konfliktin për një apartament, nëse kanë patur apo jo dijeni. I pyetur në polici fill pas arrestimit Rei Meta, ka mbajtur një qëndrim të njëjtë duke treguar të njëjtin version të ngjarjes.
Sipas burimeve të policisë Meta ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente. Rei Meta kallzon gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar.
Meta gjithashtu ka treguar se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rjedhojë e grushtave. Burime nga policia e Vlorës konfirmojnë se Rei Meta fuste shpesh herë sekser për pronat në Vlorë.
Sipas tyre ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës, Nurihan Seiti (Meta) e cila është dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Meta kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrveshjeve të mbante dhe ai përfitime. Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau viktima e ka gjetur dakortësinë me palën e tretë. Meta pretendonte se viktima duhet ti jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.