16:38 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fax News zbulon detaje nga abuzimet me tenderat në Shqipëri: 9.2 milionë euro të lavanterisë së QSUT në lupën e SPAK

09:00 | 15/10/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fax News zbulon detaje nga abuzimet me tenderat në Shqipëri: 9.2 milionë euro të lavanterisë së QSUT në lupën e SPAK

Një nga shkeljet më të shpeshta që kryhet nga zyrtarë të institucioneve qendrorë dhe lokal, ku këtyre të fundit i sjellin edhe përfitime monetare janë abuzimet me tenderat.

Por, gjatë muajve të fundit, duket se Struktura antikorrupsion ka piketuar pikërisht tenderat abuziv që përfitohen duke shkelur procedurën me qëllim goditjen e korrupsionit.

Fax News mëson se SPAK ka në dorë rreth 65 tendera, ku janë duke u kryer hetime për menyrën se si janë fituar. Burime nga institucioni i akuzës i thanë Fax news, se gjatë hetimeve në këto tendera janë konstatuar shkelje në fushën e prokurimeve publike, si përgatitja e dokumentacioni hartimi i specifikimeve teknike, përzgjedhja e procedurës, vlera e kontratës ali edhe shqyrtimi i ofertave në garë.

Ndërkohë jo zyrtarisht Fax news ka mësuar se numri i dosjeve me abuzimet me tendera mund të rritet, pasi përvecc atyre që janë regjistruar penalisht, ky institucion ka në dorë edhe dhjetra kallëzime të tjera nga ana e kompanive humbëse, të cilat kanë denoncuar pasi sipas tyre nuk ka pasur barazi në zhvillimin e procedures tenderuese.

Pra numri i zyrtarëve të lartë për shkelje në tendera, përvecc Tushes, Gëllcit, Naqellarit, mund të rritet edhe më shumë. Përsa i përket tenderave që SPAK ka nën hetim ato janë të shumta pothujse në të gjithë vendit, duke filluar nga Tirana e deri më Ersekë.

Burime nga Prokuroria e Posacme bëjnë me dije se dosje tenderimi janë sekuestruar në Ministrinë e Shëndetësisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në bashkinë e Fierit janë nën lupën e SPAK, disa tenderara, ku në këtë bashki hetimet nisen pas denoncimit të deputetit Petro Koci, se në këtë qytet tenderat fitoheshin nga krimi i organizuar.

Por pas nuk mbetet as bashkia e Kolonjës, ku sipas informacioneve edhe atje janë duke u hetuar disa prokurime publike që dyshohet se ka pasur shkelje. Gjithashtu Fax neës mëson se në lupën e SPAK, janë vënë edhe disa dosje tenderesue të bashkisë së Tiranës.

Një tjetër tënder nën hetim sipas informacioneve ka të bëjë me blerjet e mishit për institucionin e Qarkut Tiranë me vlerë totale 35 milion lekë, e ndarë në dy lote. Gjithashu SPAK është duke hetuar edhe tenderin për shërbimin e lavanterisë në QSUT me vlerë 9.2 milion euro.

SPAK është vënë në lëvizje për hetimin e këtyre tenderave pas kallëzimeve që ka marrë nga kompanitë humbëse. Por, nuk ka munguar rastet kur hetimet kanë nisur pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Pamje kaotike! Pas stuhive dhe motit ekstrem, një gropë e madhe hapet në mes të rrugës, ‘gëlltit’ autobusin brenda (FOTO)

Para

Ky është afati i fundit i paraqitjes së ofertave për blerjen e “Alpha Bank Albania”

Para
Ky është afati i fundit  i paraqitjes së ofertave për blerjen e “Alpha Bank Albania”

Ky është afati i fundit i paraqitjes së ofertave për blerjen e “Alpha Bank Albania”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kriza humanitare në Gaza dhe përpjekjet për armëpushim, i dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun

Ministri i Jashtëm francez: Sistemi i ndihmës së Fondacionit Humanitar në Gaza ka krijuar një masakër të vërtetë

Gjermania: Procesi për njohjen e shtetit palestinez duhet të fillojë tani, por vonon marrja e vendimit

50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit: Ministri Hasani në Konferencën e Nivelit të Lartë në Finlandë

‘Berlini e ka humbur durimin me Izraelin’, ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të nis procesi për njohjen e shtetit palestinez

Kosovë, ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore

‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte shtetas gjermanë, arrest me burg për pesë shtetas

Ukraina rikthen pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Kallëzimi i PD për Irena Gjokën/ Dumani: Duhet të provohet fakti penal, më pas bëhet regjistrimi

“Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.