10:20 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Faza e grupeve përfundoi, kuriozitete dhe shifra që duhet ti dini (Gola pa kursim)

07:20 | 29/06/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto/ Serbët i lëshojnë nervat pas skualifikimit, rrihen me tifozët e Brazilit

Me përfundimin e fazës në grupe, botërori “Rusi 2018” do të bëjë një ditë pushim, para se të vijojë me takimet e fazës së 1/8-ave, ndërsa tashmë është koha e bilanceve për këtë pjesë të parë.

Më poshtë kemi përzgjedhur shifrat dhe kuriozitetet e fazës në grupe të botërorit “Rusi 2018”, që përfundoi mbrëmjen e të enjtes.

– Kështu janë luajtur në total 48 takime, nga të cilat vetëm 9 kanë përfunduar në barazim dhe nga këto, vetëm një ka përfunduar në barazim pa gola.

– Në total janë shënuar 122 gola, një shifër e kënaqshme dhe me një mesatare prej afërsisht 2.5 golash për ndeshje. Vlen të përmendet se 16 gola janë shënuar me penallti dhe 9 kanë qenë autogolat.

– VAR-i u konfirmua si risi dhe si protagonist në këtë Botëror, pasi janë akorduar plot 24 penallti, pra mesatarisht një 11-metërsh në çdo dy ndeshje. Nga këto janë shndërruar në gola 18 dhe janë pritur nga portierët ose kanë përfunduar jashtë kuadratit 6.

– Vetëm 3 skuadra arritën të marrin 9 pikë të plota në grupe, dhe këto janë Uruguai, Kroacia dhe Belgjika.

– Gjermania u eliminua që në fazën e grupeve, ku u renditën të fundit me vetëm 3 pikë dhe me një golavarazh -2. Kjo ishte hera e parë që Gjermania nuk ia doli të kalonte fazën e grupeve, në historinë e kampionateve botërorë.

– Për herë të parë që nga viti 1982, në fazën e 1/8-ave nuk kualifikohet asnjë skuadër afrikane. Fillimisht Egjipti dhe më pas me radhë Maroku, Nigeria, Senegali dhe Tunizia, i dhanë lamtumirën Rusisë.

– Japoni bëhet e para skuadër që kualifikohet në fazën e 1/8-ave të një botërori, falë Fair Playt. Aziatikët e mbyllën fazën në grupe në kuotën e 4 pikëve, dhe me golavarazh 4-4, po aq sa Senegali. Edhe sfida direkte mes këtyre skuadrave kishte përfunduar në barazim 2-2, ndaj Japonia avancoi më tej sepse kishte më pak kartonë të verdhë.

– Golshënuesi më i mirë i fazës së grupeve është Harry Kane me 5 gola të shënuar, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku me nga 4 të tillë.

– Sulmuesi i Kroacisë, Nikola Kaliniç u bë futbollisti i parë që i dha lamtumirën Botërorit. Ai u përjashtua nga trajneri kroat Daliç, vetëm dy ditë pas ndeshjes së parë të Kroacisë, ndaj Nigerisë./Tch

 

Pas

HOROSKOPI, E PREMTE 29 QERSHOR 2018

Para

Të moshuarit nxirren në rrugë nga fëmijët: Do shkojmë të flemë te ndonjë pemë (Historia prekëse)

Para
Të moshuarit nxirren në rrugë nga fëmijët: Do shkojmë të flemë te ndonjë pemë (Historia prekëse)

Të moshuarit nxirren në rrugë nga fëmijët: Do shkojmë të flemë te ndonjë pemë (Historia prekëse)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA njofton rihapjen e ambasadës në Jerusalem pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit

Rutte thekson mbështetjen e SHBA-së për Nenin 5 në samitin e NATO-s

Ministri Hasani në Samitin e NATO-s në Hagë: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe vlerëson rolin udhëheqës të SHBA-së

Shpërthim në Gaza, 7 ushtarë izraelitë humbin jetën

Arrestohet në Dibër 40-vjeçari nga Bosnja, i shpallur në kërkim nga Gjermania për mashtrim

I dërguari i Trump: Armëpushimi me Iranin po zbatohet, bisedimet për paqe janë premtuese

Vendim i fortë nga parlamenti iranian: Pezullim i bashkëpunimit me IAEA-n

Trump sulmon mediat amerikane për raportimet mbi dëmet në centralet bërthamore të Iranit

Rama publikon foton familjare nga pritja mbretërore në samitin e NATO-s

Mbretëria e Bashkuar blen avionë luftarakë të aftë për transport armësh bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.