09:46 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FBI-ja konfiskon dokumente të avokatit personal të zotit Trump

22:58 | 09/04/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
FBI-ja konfiskon dokumente të avokatit personal të zotit Trump

Agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve, të pajisur me autorizime të gjykatës, konfiskuan dokumente të avokatit personal të presidentit Donald Trump, Michael Cohen, në zyrën e tij në Mahatan të Nju Jorkut.

Kjo u bë e ditur në një deklaratë të avokatit të zotit Cohen, Stephen Ryan.

Ai tha se urdhrat për kërkimin e dokumenteve u ekzekutuan nga zyra e avokatit amerikan për qarkun jugor të Nju Jorkut, por ato kanë lidhje vetëm “pjesërisht” me hetimet e prokurorit të posaçëm Robert Mueller.

Zoti Ryan tha se agjentët konfiskuan “komunikime klient-avokat që mbrohen me ligj,” por nuk dha hollësi mbi përmbajtjen e tyre. Ai shtoi se përdorimi i mandateve të kërkimit ishte “krejtësisht i papërshtatshëm dhe i panevojshëm”.

Michael Cohen është avokati personal i zotit Trump.

Muajt e fundit, ai është vënë nën vëzhgimin e pandërprerë të medias, për shkak të një pagese prej 130 mijë dollarësh që i ka bërë aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, e cila pretendon se ka pasur lidhje intime me zotin Trump në mesin e viteve 2000.

Presidenti Trump thotë se nuk ka qenë në dijeni të pagesës, për të cilën disa ekspertë ligjorë thonë se mund të jetë nxjerrë nga kontributet për fushatën e tij zgjedhore dhe si rrjedhojë ka qenë e paligjshme./VOA

Etiketa: michael cohen
Pas

Koalicion për zgjedhjet lokale? Kryemadhi: Jemi pranë marrëveshjes me PD

Para

Horoskopi, e martë, 10 prill 2018

Para
HOROSKOPI. 31 MARS 2018

Horoskopi, e martë, 10 prill 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, policia kontrolle në 14 banesa

Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, dëme materiale

Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin Vlorë-Fier, shoferi del në kohë nga mjeti

Izraeli godet Gazën qendrore, sulme tokësore dhe ajrore në Deir al-Balah

“Do të ndjekim çdo gjë që ndodh në territor përmes dronëve”- Rama: Vendosim një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë

Rama në “Sy më sy”: Tiranës i mungon drejtimi, kemi nisur një riorganizim të ri

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama i përgjigjet komentuesit

Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit

Hetimet për Inceneratorin, kontrolle në 14 banesa në Elbasan

Dosja “Partizani”, mbahet sot seanca e radhës për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.