Pritet të fillojë mbledhja në selinë e PD-së e krerëve të paretive opozitare që kanë bërë thirrje edhe më herët për bashkimin e opozitës në një Federatë të Bashkuar për të luftuar mazhorancën.
Nismëtarët e kësaj federate kanë shpallur paraprakisht edhe një platformë ku shprehin pikëpamjet e tyre dhe synojnë rrëzimin e regjimit të korruptuar të Edi Ramës.
Mbledhja do të jetë me pjesëmarrjen e Fatmir Mediut, Nard Ndokës, Artut Roshit, Vangjel Dules, Agron Duka dhe me të tjerë krerë të partive të vogla. Gjithashtu nuk mungojnë as deputetë demokratë Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe të tjerë nga Rithemelimi si dhe deputeti dhe nën/kyetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.