Dy ditë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtari shumë i dashur nga publiku, Flori Mumajesi i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me një vajzë identiteti i të cilës nuk bëhej i ditur.
Ishte vetë Flori që postoi një foto nga ambienti i shtëpisë ku shfaqej me duart e bashkuara me vajzën në fjalë teksa në sy binte unaza në dorën e saj.
Megjithatë ditën e djeshme me një postim tjetër këngëtari ka treguar se e gjithë kjo ka qenë një “lojë” që të gjithë të aludonin për fejesë.
“Nuk e prisja që thjesht një postim të krijonte gjithë këtë keqkuptim”, ka thënë Flori.
Sigurisht që Flori e ka ditur mirë që fansat do të kishin këtë reagim, po me siguri kjo do ti shërbejë atij për të marrë vëmendjen maksimale për projektin e saj të ardhshëm.
(E.K/FAXWEB.AL)