07:23 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fejzi Hajdari mbi samitin e BE në Maqedoninë e Veriut: Plani i ri i BE për Ballkanin, më serioz se kurrë, presim integrim të vërtetë

16:56 | 01/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fejzi Hajdari mbi samitin e BE në Maqedoninë e Veriut:  Plani i ri i BE për Ballkanin, më serioz se kurrë, presim integrim të vërtetë

Analisti Fejzi Hajdari në një intervistë për Fax News zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Samitit të BE-së të mbajtur në Shkup, ku u diskutua konkretisht plani i ri i zgjerimit dhe mbështetjes ekonomike për rajonin.

Sipas Hajdarit, qasja e Bashkimit Europian është ndjeshëm më serioze dhe konkrete se në të kaluarën, si pasojë e rrethanave të reja ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe tensionet në Bosnje-Hercegovinë dhe në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Këtë herë ka një qasje më të vendosur nga Brukseli. Kriza gjeopolitike ka detyruar BE-në të shikojë Ballkanin me sy më praktik. Presim me të vërtetë një integrim të ndjeshëm në gjirin e BE-së,” – deklaroi Hajdari.

Në samit u prezantua nga Eurokomisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, një plan i ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor, që përfshin: Një paketë prej 6 miliardë eurosh, e cila do të ndahet për shtetet e rajonit, në varësi të ecurisë së reformave, vlerësim të përparimit të secilit vend përmes indikatorëve konkretë, fokus të veçantë në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe reformat institucionale.

Kos bëri të ditur se 70% e reformave janë përmbushur, dhe se kësti i parë i fondit pritet të lëvrohet brenda dy javësh, pas analizës së të dhënave nga vendet respektive.

Fejzi Hajdari vuri në dukje se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndodhen në kontekste të ndryshme për sa i përket procesit të integrimit.

“Ndërsa Shqipëria ka pasur progres më të qëndrueshëm, Maqedonia e Veriut vijon të përballet me probleme të vjetra rreth identitetit kombëtar dhe fetar, përfshirë çështjen me Kishën Ortodokse Serbe. Këto janë pengesa që e bëjnë rrugën e Shkupit më të ndërlikuar,” – tha analisti.

Megjithatë, ai u shpreh optimist për të ardhmen e rajonit:

“Unë jam i prirur të jem optimist. Bashkimi Europian po tregon më shumë vendosmëri dhe nuk ka më luksin të lërë pas dore Ballkanin,” – shtoi Hajdari, duke iu referuar edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë samitit tha se “do të bashkohemi në BE”.

Pas

Trump urdhëron masa të ashpra ndaj Kubës, ndalim i mundshëm i turizmit

Para

Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, plagoset drejtuesi i një motoçiklete

Para
Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, plagoset drejtuesi i një motoçiklete

Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, plagoset drejtuesi i një motoçiklete

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.