Felipe Melo, ish-futbollist i Juventusit, Inter, Galatasaray, Fiorentina, ndër të tjera, pjesë e Palmerias prej vitit 2017, vazhdon të jetë tejet i ashpër, gati-gati brutal në fushat e blerta.
Këtë “specialitet” të tij e ka demonstruar herë pas here në karrierë, kudo ku ka luajtur. I dhunshëm në ndërhyrje, pa pyetur fare se çfarë kishte përballë, u tregua edhe dje në Brazil.
Ndërhyrje e tmerrshme ndaj kundërshtarit dhe e kuqe e drejtpërdrejtë. Futbollisti veteran la përsëri një shembull të stilit të tij agresiv të lojës, me një veprim shumë të shëmtuar ndaj kundërshtarit, pjesë e skuadrës së Bahia.
Kjo e fundit barazoi 2-2 ndaj Palmeiras, në kampionatin e Brazilit (Serie A), të dielën.
Vermelho direto! Felipe Melo vai para o chuveiro mais cedo.
Siga Palmeiras x Bahia: https://t.co/5VJmfxdeE3 pic.twitter.com/DaXNMjVNxr
— globoesportecom (@globoesportecom) August 11, 2019