13:02 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Fëmija 1 javë i vdekur në bark, të hetohen mjekët”, kush ishin prindërit që denoncuan maternitetin e Vlorës

08:13 | 06/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Fëmija 1 javë i vdekur në bark, të hetohen mjekët”, kush ishin prindërit që denoncuan maternitetin e Vlorës

Është e trishtë të të ndërpritet shtatëzënia në mes, e aq më shumë në muaji e gjashtë kur pak muaj të ndajnë nga ardhja në jetë e foshnjës. E rëndë ka qenë për dy prindër nga Vlora që akuzojnë mjekët për atë që iu ka ndodhur.

F.H. 36-vjeç është personi që ka paditur dje mjekët e madje edhe maternitetin e Vlorës, duke i akuzuar për vdekjen e foshnjës së tij në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ai ka vënë në dijeni blutë se pak ditë më parë, bashkëshortja e tij kishte humbur fëmijën, ndërsa ka akuzuar mjekët se nuk e kanë sqaruar siç duhej në lidhje me ngjarjen, por edhe për ecurinë e shtatzënisë së të shoqes 31-vjeçare.

Mjaft i ngarkuar psikologjikisht për ngjarjen e ndodhur, i riu ka kërkuar hetime. Ai nuk ka qenë në gjendje të japë emra konkretë, por ka hedhur akuza ndaj maternitetit e bluzave të bardha si përgjegjës të humbjes së fëmijës së tij.

Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por 36-vjeçari i është drejtuar vetëm dje policisë, ku edhe ka kryer kallëzimin. Policia bëri të ditur se ka nisur hetimin, ndërsa pritet të merren në pyetje mjekët që kanë asistuar gjatë shtatzënisë së 31- vjeçares, konsultat që ajo ka bërë, si dhe të gjithë kartelën klinike në lidhje me vizitën e fundit kur e reja ka kryer më datën 27 maj.

“Mjekët nuk na sqaruan çfarë kishte ndodhur dhe pse ka ndodhur, na thanë se fëmija kishte një javë i vdekur në barkun e nënës. Të hetohen mjekët”, është shprehur në polici i riu, duke i akuzuar ata si shkaktarë. Ndërkaq, burime nga spitali bënë të ditur se gruaja kishte shkuar në gjendje jo të mirë në spital për të kryer një konsultë. Ajo ka deklaruar se nuk e ndiente më fëmijën të lëvizte.

Mjekët kanë kryer vizitën e nevojshme dhe kanë konstatuar se fëmija rreth gjashtëmuajsh nuk ishte më në jetë. Shkaku ende nuk është konfirmuar, por sipas bluzave të bardha, nga të dhënat paraprake rezultoi se foshnja kishte të paktën 1 javë i vdekur në barkun e nënës. Fatmirësisht kjo e fundit nuk ka pasur komplikacione që t’i rrezikonin jetën.

Pas ndërhyrjes së kryer në maternitetin e Vlorës, nëna e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ka dalë nga spitali, por vetëm disa ditë pas ngjarjes, babai i foshnjës së vdekur i është drejtuar policisë duke akuzuar mjekët jo vetëm si shkaktarë, por edhe se nuk i kanë sqaruar ata si prindër se çfarë kishte ndodhur dhe se pse fëmija kishte ndërruar jetë.

“Pas kallëzimit, kanë nisur hetimet ku do të studiohen kartelat klinike për të evidentuar se çfarë kanë shënuar mjekët dhe se si është ndjekur nga bluzat e bardha rasti i nënës që humbi fëmijën”, bënë të ditur burime nga Policia e Vlorës. Mësohet se dosja tashmë do t’i referohet Prokurorisë së këtij rrethi, e cila pritet të marrë në pyetje edhe mjekët e infermierët që kanë qenë në turn ditën kur është konstatuar vdekja e fëmijës. (E.K/SHUPLAKA)

 

Pas

Klitchko-Joshua do të ndeshen përsëri, këtë javë vendoset rimeçi

Para

Goditet me thikë transgjinori Anxhela pas një konflikti, jashtë rrezikut për jetën

Para
Goditet me thikë transgjinori Anxhela pas një konflikti, jashtë rrezikut për jetën

Goditet me thikë transgjinori Anxhela pas një konflikti, jashtë rrezikut për jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Vogëlushja Nur nga Gaza e cila vuan nga një sëmundje e rrallë po pret për trajtim

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 2 raste të lisë së majmunëve

Jo politikan, misionar! Kur i mbaron “mandati”? Berisha tregon kur do të largohet nga politika

Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

“U transferuan nga Kodra e Kuajve, tek shtëpia e Dakos në Bllok”- Berisha për zgjedhjet e 11 Majit: Katër kandidatë morën rreth 80 mijë vota!

80-vjetori i Teatrit Kombëtar! Përkujtohet shfaqja e parë dhe diskutohen sfidat e institucionit të artit e kulturës

Fëmija 2 vjeç bie nga lartësia në Rinas, adoleshentja pi fostoksinë/ Policia e Tiranës njofton ngjarjet e fundit në kryeqytet

“Shteti aktual, sipërmarrje e përbashkët me krimin”, Berisha: Komuniteti ndërkombëtar paralajmëroi “vdekjen” e procesit zgjedhor 10 ditë para 11 majit

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT/ 42-vjeçari tentoi t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplasi disa automjete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.