Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku një foshnjë vetëm 6-muajshe, ka rrëshqitur nga karroca e tij.
Në fakt ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, mirëpo policia e raporton atë vetëm sot. Mësohet se foshnja 6-muajshe ndpdhet në QSUT, jashtë rrezikut për jetën.
“Në datë 03.08.2017, në Spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar fëmija i mitur 6 muajsh, banues në Shëngjin – Lezhë, i cili ka qenë në një karrocë për fëmijë dhe gjatë lëvizjes për në banesë ka rrëshqitur.
Mësohet se ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës dhe aktualisht ndodhet në Q.S.U.T, jashtë rreziku për jeten.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)