Prej disa ditësh tashmë vendi është nën pushtetin e borës dhe motit të ftohtë, ndërsa disa fshatra mbeten të bllokuara, duke sjellë dhe rreziqe për jetën e personave që kanë probleme me shëndetin.
Kështu së fundi raportohet se në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës një fëmijë i sëmurë rëndë kërkon ndihmë.
Autoambulanca nuk shkoi dot për shkak të terrenit me deborë dhe rrjedhimisht u bllokua nga debora nuk shkon dot. Janë nisur forcat zjarrfikse për ta transportuar në spital fëmijën.
Ndërkohë gazetarja e Fax News në Gjirokastër Ervina Shehaj raporton se rrugët në qytet janë në gjendje skandaloze, ndërsa shumë qytetarë kanë shkarë për shkak të pranisë së borës dhe akullit, asnjë masë nuk është marrë nga bashkia apo prefektura, madje as kripë nuk është hedhur.
(E.K/FAXWEB.AL)