Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Bicaj-Kukës. Një automjet tip “Mitsubish” ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeçar që është në gjendje të rëndë për jetën. Pasi mori trajtim në Kukës, u nis me urgjencë drejt Tiranës.
Ngjarja ndodhi në afërsi të lagjes Gostil të Kukësit, ndërsa mbetet e paqartë si ndodhi aksidenti. Sipas Zëdhënëses së Policisë së Kukësit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendgjarja ende nuk dihet se kush është. Ndërkohë policia ka nisur kërkimet duke ngritur postoblloqe.
Kukës/Informacion paraprak: Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës. Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Fëmia i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Pòlicia ka sqaruar rrethanat e áksidentit me pasojë plágosjen në Kukës duke bërë me dije se shoferi nuk ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes. (lexo ketu) (A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post