Rastet e vjèdhjes janë shtuar në mënyrë të frikshme gjatë muajve të fundit në Shqipëri. Ndërkohë sot janë bërë publike pamjet e vjèdhjes së portofolit të një biznesmeni nga Tirana, i cili ka dènoncuar vjèdhjen e një portofoli në biznesin e tij në zonën e “Don Bosco-s”.
Sipas tij, në portofol ndodheshin 2.5 milion lek, pasaporta, karta banke dhe sende të tjera personale. Siç shihet dhe në videon e publikuar nga JOQ, hajduti, i cili dukshëm është minorèn, futet në biznes dhe rrèmben portofolin që ndodhej në një tavolinë brenda dyqanit dhe largohet.
Qytetari shprehet se e ka dènoncuar rastin në pòlici, por deri më tani nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Ai i ka bërë apel minorenit që t’i kthejë paratë atje ku i mori, ndërsa ofron edhe shpërblim për ata që e njohin, të cilët mund të kontaktojnë në numrin: 0682686800. Vjèdhja ka ndodhur disa ditë më parë, në datën 6 qershor.
“Pershendetje joq! Te lutem postoje kete video, kush e njeh kete Djal ju lutem te kontaktoje pasi ka vjèdh 2.5 miljon lek +pashaporta cart banke etj nqs e ahef kete vidjo i bej thirje ati ti coj atje ku i mori ato lek se per ndryshe i ka punet kèq dhe dènoncim ka mar dhe senoncim po kerkohet ju lutem kush enjef te na kontaktoj kundrejt shperblimit flm. Ka ndodhur ne daten 5.6.2020 don bosko kullat e arabit. E kemi dènoncuar, po nuk eshte bere asgje akoma”, shkruan dènoncuesi.