Disa fëmijë janë plotësisht të fiksuar me dinosaurët. Ata duan që e gjithë dhoma e tyre të mbushet me lodra të tilla majde dinë dhe emrat e çuditshëm që ata kanë në latinisht. Kjo njohuri e jashtëzakonshme që fëmijët kanë për dinosaurët cilësohet si zgjuarsi e lartë.
Dinosauri, pavarësisht se është një lodër e zakonshme, mund të përcaktojë mençurinë.
Sipas një studimi të bërë së fundmi, një në tre fëmijë të vegjël kanë një interes të madh për dinosaurët.
“Eksplorimi i një teme dhe zotërimi i saj është i dobishëm, sepse kështu formojnë karakterin si të rritur,” thotë Kelli Chen, terapist për fëmijë.
“Puna primare e një fëmije është loja, kështu që ata po bëjnë punën e tyre për të luajtur përmes lenteve tëgjërave që ata janë të interesuar të mësojnë”, deklaron me tej ai.