10:13 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fëmijët e mbytur në plazhe, Kikia: Rojet e parë duhet të jenë prindërit, nuk ka faj vetëm shteti, apo jo?

13:30 | 18/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VENDI KU FAJIN E KANË VIKTIMAT DHE KU SHTETI MBRON VRASËSIT

25 viktima janë shënuar këtë vit në vendin tonë në ujërat e vendit. Jo pak herë familjarët e këtyre personave kanë bërë përgjegjës mungesën e rojeve në plazhe, me të drejtë në fakt.

Po gazetari Mentor Kikia në një reagim të tij në rrjetet sociale thotë se përgjegjësinë duhet që ta gjejmë fillimisht dhe te vetja.

Ai thotë se për disa fëmijë që kanë qenë jo më shumë se 10 apo 12 vjeç, rojet e parë duhet që të jenë prindërit dhe më pas duhet të drejtohet gishti nga shteti.

‘’ Dy viktima, 10 dhe 11 vjec, u shënuan në ditët kur deti ishte i trazuar dhe rojet e parë të fëmijëve duhej të ishin prindërit, që i kanë lejuar ata të futen në ujë në det të trazuar. Dy viktimat e fundit u shënuan sepse një tufë fëmijë u futën në liqen më varkë, pa asnjë masë sigurie dhe dy prej tyre nuk dolën dot në breg.
Kjo është dëshmi e respektit të paktët që ne kemi për jetën dhe këtë e demonstojmë jo vetëm në plazh’’, shkruan ndër të tjera Kikia.

STATUSI I KIKISË:

Të mbytesh në det të trazuar! Nuk ka faj vetëm shteti, apo jo?

Ka qenë tragjike kjo verë, përsa i takon numrit të të mbyturve. Përjashtuar ndonjë shëndetlig, viktimat e tjera kanë qenë të rinj dhe shumica fëmijë. Tragjeditë më të mëdha janë shënuar në gjirin e Portonovës, në Zvërnec të Vlorës. Por edhe në Divjakë, Durrës dhe së fundmi në Liqenin e Shkodrës. Padyshim që gishti i akuzës është ngritur menjëherë ndaj pushtetit vendor që administron plazhet, për mungesën e rojëve bregdetare.

Dhe kjo është e drejtë, pasi plazhet e mëdha duhet patjetër të kenë roje. Por në pjesën më të madhe të rasteve, tragjeditë kanë ndodhur jo për faj në rojeve që nuk ishin. Duhet të jemi të sinqertë.

Dy viktima, 10 dhe 11 vjec, u shënuan në ditët kur deti ishte i trazuar dhe rojet e parë të fëmijëve duhej të ishin prindërit, që i kanë lejuar ata të futen në ujë në det të trazuar. Dy viktimat e fundit u shënuan sepse një tufë fëmijë u futën në liqen më varkë, pa asnjë masë sigurie dhe dy prej tyre nuk dolën dot në breg.
Kjo është dëshmi e respektit të paktët që ne kemi për jetën dhe këtë e demonstojmë jo vetëm në plazh. E demonstorjmë kur punojnë(apo pranojmë të punojmë) majë pallatit pa kapele, pa rrip sigurie, e pa asgjë tjetër. E demonstrojmë kur kalojmë mes autostradës, mes makinave, edhe kur mbikalimi është 100 m larg. E demonstrojmë kur blejmë nëpër dyqane ushqime dhe nuk kontrollojmë afatin e skadencës apo përbërësit e tyre. E demonstrojmë kur vritemi për një gërvishtje makine…
Por le të kthemi tek plazhet. Vërtet bashkitë duhet të “kryeqëzohen” për mos vendosjen e rojeve të plazhit. Por të tillë nuk mund të ketë në cdo gji e në cdo skutë të bregdetit. Ne duhet ti kërkojmë vërtet llogari shtetit, por nuk do të bënim keq ti kërkonim llogari edhe vetes për ca gjëra.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: mbytjet ne plazheMentor Kikiate miturviktimat
Pas

Korçarit i bëjnë gjëmën, i hapin kasafortën në banesë dhe i vjedhin një shumë të madhe parash

Para

Vodhën 25 aparate fotografike në Lezhë, arrestohen dy të rinjtë

Para
Vodhën 25 aparate fotografike në Lezhë, arrestohen dy të rinjtë

Vodhën 25 aparate fotografike në Lezhë, arrestohen dy të rinjtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia sulme masive në Kiev, përdor dronë dhe raketa balistike! Zyrtarët ukrainas: Armiku po përmirëson taktikat e tij

Kaos gjatë festës për titullin, mbi 120 të lënduar në Itali. Çfarë ndodhi pas kurorëzimit të Napolit kampion

Deklarata e bujshme, presidenti i FIFA-s trazon rrjetin: Ronaldo mund të…

Njëri kërkohej në Greqi, tjetri në Belgjikë. Arrestohen dy shqiptarët në Kakavijë

EMRI/ Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.