Fëmijët rizgjojnë traditën në Berat, në qytet festohen karnavalet. Ngjyrat,muzika,kostumet dhe personazhet e botës së fëmijëve dhuruan për disa orë “spektakël” mbëmjen e djeshme në pedonalen e qytetit.
Bashkia e Beratit ka rizgjuar traditën e karnavaleve,duke rigjallëruar mbrëmjen e djeshme rrugët e qytetit muze.Nxënës të shkollave 9-vjeçare por edhe fëmijë të kopshteve i rikthyen mbrëmjen e djeshme traditën e munguar këtij qyteti.Kanë qënë pikërisht fëmijët e kopshteve dhe shkollave 9-vjeçare të qytetit,të cilët nën maskat e personazheve më të dashura,dhuruan një shfaqje të vërtetë që zgjati për disa orë në pedonalen e qytetit.
Nën rolin e personazheve të botës së tyre,fëmijët beratas ofruan pjesë të ndryshme artistike,duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për bashkëmoshatarët dhe të rriturit. Ngjyrat,muzika,kostumet dhe personazhet e botës së fëmijëve,të vendosura mbi kalldrëmet ku ka ecur për mijëra vjet historia e qytetit të lashtë,Beratit, krijuan një atmosferë mjaft festive karnavalesh në qytet.
Aktiviteti ishte pjesë e kalendarit të bashkisë së Beratit,për të gjallëruar jetën kulturore dhe artistike në qytetin muze,të mbrojtur nga UNESCO. Përfaqësuesja e bashkisë Berat,Arisa Toska,ka theksuar se,tradita e munguar e karnavaleve në qytetin e Beratit do të kthehet tashmë në një festë të përvitshme.Sipas saj,kjo festë pagane u jep mundësinë fëmijëve që,nëpërmjet kostumeve e maskave të përcjellin tek çdokush mesazhet më të bukura të karnavaleve.
Znj.Irina Kausch ProSeed,përfaqësuesja e Giz Albania, që ishte edhe donatori kryesor i karnavaleve në Berat,ka shprehur kënaqësinë që karnavalet janë kthyer në një traditë tashmë në këtë qytet,pas festimeve të vështira të karmavaleve që u kryen vitin e kaluar,në një periudhë pandemie.Sipas znj.Kausch ProSeed,tematika e karnavaleve këtë vit ka qënë “dixhitalizimi”,si e vetmja mënyrê që hap mundësitë e komunikimit midis njerëzve.