Kjo është një foto nga ato të zakonshmet. Edukatoret shtrojnë dyshekët duke i mbartur në krahë, që fëmijët të bëjnë gjumin e drekës. Më pas, i lëvizin që të krijojnë hapësirë për fëmijët që të mund të luajnë.
Është i njëjti ambjent, në gjendje ”lufte”.
” Këto janë pamjet e kopshtit nr 17. RriNë 35 fëmijë në një dhomë, të të gjitha moshave bashkë. Dhoma ngrohet me kalorifer dhe brenda vjen era djerse sepse edukatoret nuk e ajrosin ngaqë kanë frike mos ftohen femijët e vegjel. Na thanë qe do rikonstruktohej dhe ka ky muhabet që nga koha e Bashës por asgjë nuk bëhet, fjalët janë se duan të ndërtojnë një pallat dhe prandaj nuk lëvizin gjërat. Dy fjalë kam për atë lalin që na mbiu në tv: Ja ku janë punët qe duam të bësh. Rregullo kopshtet që fëmijët të rriten si njerëz.”, i shkruan këtë mëngjes një qytetar ”Nisma Thurje”. (V.G/SHUPLAKA)