20:32 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fëmijëve deri në 14 vjeç do t’iu ndalohet hyrja në qendra interneti. Çfarë parashikon vendimi i ri

15:52 | 22/07/2019
në Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fëmijëve deri në 14 vjeç do t’iu ndalohet hyrja në qendra interneti. Çfarë parashikon vendimi i ri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka propozuar masa të reja për mbrojtjen e fëmijëve nga aksesi në përmbajtje të paligjshme dhe të dëmshme në internet. Propozimet për kufizimin e aksesit të fëmijëve në internet dhe qendrat online tashmë janë miratuar me vendim qeverie.

Sipas këtij vendimi në subjektet tregtare, që ofrojnë shërbimin e internetit për të tretë ose lojra on-line, ndalohet hyrja e fëmijëve nën moshën 14 vjeç, të pashoqëruar nga të paktën njëri prej prindërve të tyre, kujdestari apo i afërm madhor, me lidhje të afërt familjare me fëmijën.

Ky detyrim afishohet në mënyrë të dukshme në hyrje të subjektit tregtare që ofron shërbimin e internetit për të tretë ose lojra on-line.

Qëllimi i këtij vendimi është që informacioni, i cili merret apo përfitohet duhet të përdoret vetëm për të përcaktuar nevojat e fëmijës dhe për ta mbrojtur atë nga dëmtimi, si dhe në çdo rast do të mbrohet privatësia dhe identiteti i fëmijës.

Ky vendim përcakton detyrimet dhe përgjegjësitë që kanë institucionet që ngarkohen me zbatimin e tij lidhur me përdorimin e shërbimit të internetit.

Pasi Agjencia për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës konstaton se faqet/materialet janë me përmbajtje të paligjshme dhe/ose të dëmshme në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, i publikon ato në portalin për bllokimin e faqeve me përmbajtje të paligjshme dhe/ose të dëmshme, i cili administrohet nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Agjencia për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, vendos në dispozicion linja aksesi për fëmijët dhe publikun nëpërmjet:
a) mjeteve të komunikimit telefonik;
b) raportimeve online në ëebfaqe të dedikuara.
Ky vendim, i konsultuar me përfaqësues të shoqërisë civile punojnë në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, vjen si plotësim i kuadrit ligjor, me hyrjen në fuqi të ligjit nr.18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”.

Pas

Kopshti Botanik në pronësi të bashkisë, reagon ashpër FSHN: Ky është hapi i parë, çdo masë për të mos e lejuar

Para

Kërkesa për çertifikimin e mandatit, Gjykata merr vendimin për kryebashkiakun e ri

Para
Kërkesa për çertifikimin e mandatit, Gjykata merr vendimin për kryebashkiakun e ri

Kërkesa për çertifikimin e mandatit, Gjykata merr vendimin për kryebashkiakun e ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

Video/ Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe përplas 4 automjete të parkuara

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

Pas deklaratës së Trump, Netanyahu shpreh mirënjohje për mbështetjen në gjyqin për korrupsion

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.