07:17 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

‘’Fëmijëve të invalidëve po ju kërkojnë tarifë studimi’’, DENONCIMI

09:06 | 03/02/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
‘’Fëmijëve të invalidëve po ju kërkojnë tarifë studimi’’, DENONCIMI

Tarifat për arsimin e lartë vazhdojnë të rriten çdo vit, ndërkohë që nuk ka një zgjerim të shtresave që përfitojnë nga mospagimi i kësaj tarife. Përkundrazi gjithnjë e më shumë ngushtohet rrethi I personave të cilët mund t’i ndjekin falas studimet.

Tashmë edhe studentëve tyë cilët kanë njërin prej prindërve invalid dhe më parë n uk paguanin të paktën tarifën e shkollës tani ju kërkohet të paguhet.

Denoncimi vjen nga kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri, i cili përmes kësaj interviste dhënë për “GSH” thotë se janë mbi 100 raste që janë përballur me këtë situatë absurde dhe antiligjore. Sipas Omurit, administratat e fakulteteve duhet të tërhiqen nga këto veprime dhe të zbatojnë ligjin

Zoti Omuri, çfarë po ndodh me fëmijët e invalidëve të punës, që studiojnë?
Ka më shumë se 10 ditë që në zyrën time paraqiten studentë me sy të përlotur, të dëshpëruar, të mërzitur dhe pse jo edhe pesimistë për vendin e tyre. Arsyeja është se burokratët e disa fakulteteve torturojnë studentët, duke iu bërë presion për pagesën e taksës së shkollës në arsimin e lartë. Kjo është absurde, pasi në VKM-në nr.866, datë 23.10.2015 ndër të tjera thuhet se: ‘Përjashtohen nga taksa për arsimin e lartë invalidët e punës dhe fëmijët e tyre’. Pra, kemi një të drejtë të fituar me ligj, ndërkohë që studentëve u bëhen presione. Përse bëhen presione ndaj studentëve?! Këto universitete, nëse nuk zbatojnë politikat e qeverisë shqiptare, të cilës qeverie zbatojnë?!

Çfarë u komunikohet konkretisht këtyre studentëve?
Është e papranueshme dhe e turpshme që disa fakultete u thonë: “Paguani njëherë taksën e shkollës dhe pastaj ne ua kthejmë. Këto janë iniciativa të tepruara, aspak ligjore dhe shumë diskriminuese.

Në cilat universitete keni konstatuar këtë situatë?
Më të theksuar këtë veprim e kanë Universiteti i Korçës dhe Universiteti Bujqësor i Kamzës. Por, nuk kanë munguar raste edhe në fakultete të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Sporteve, Tiranë. Janë duke lodhur studentët, pas asnjë lloj arsyeje.

Sa është numri i studentëve që kanë depozituar ankesa pranë jush?
Kemi mbi 100 raste të tilla dhe kjo është e papranueshme. Momentalisht sapo komunikova me kryetarin e Lushnjës dhe sërish kemi raste, që janë kthyer nga Universiteti Bujqësor i Kamzës. Unë nuk dua të aludoj, por ku shkojnë këto para që u merren këtyre studentëve, në kundërshtim me ligjin?! Përveç halleve që këta studentë kanë, me prindër invalidë, po iu shtohen edhe probleme të tjera.

Cila është kërkesa juaj?
Fillimisht dua të them se mosha mesatare e invalidëve të punës është 51 vjeç dhe kanë detyrime akoma për fëmijët. Pensioni i plotë është 120 mijë lekë të vjetra për familje me 5 vetë dhe për invalidët e pjesshëm është 70 mijë lekë të vjetra për një familje prej 5 vetash. Me se do e paguajë taksën e shkollës?! Kjo përtej faktit që kjo është një e drejtë që u takon me ligj. Si po mbështeten këto shtresa sociale: një invalid pa dorë apo pa këmbë, vetë i 5-të, me sëmundje profesionale, me çfarë parash ta arsimojë fëmijën?! Ndaj, u bëjmë thirrje studentëve, që në asnjë rast të mos bëhen palë me shkelësit e ligjeve siç janë në këtë rast administratat e fakulteteve. Çdo presion psikologjik i ushtruar nga administrata e fakulteteve për pagesën e shkollës së lartë është i paligjshëm. Iu bëj thirrje të tërhiqen nga këto veprime dhe të zbatojnë ligjin.

 

Etiketa: invalidestudentetarife studimi
Pas

Drejtori i RTSH-së flet për shkarkimet e kompozitorëve, tregon dhe funksionet e reja që do të ketë secili

Para

Shi në Shkurt, me “Shi” vjen dhe Ylli Limani

Para
Shi në Shkurt, me “Shi” vjen dhe Ylli Limani

Shi në Shkurt, me “Shi” vjen dhe Ylli Limani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.