10:16 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fenomenet më të shpeshta të lëkurës gjatë stinës së Verës

15:21 | 19/06/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fenomenet më të shpeshta të lëkurës gjatë stinës së Verës

Mjekët ekspertë të Spitalit Hygeia ju informojnë si më poshtë.

Stina e verës krahas kënaqësive të panumërta që na fal është edhe periudha kur  më së shumti hasim edhe probleme me lëkurën.

Po cilat janë disa nga problematikat më të shpeshta që hasen në këtë stinë?

Puçrrat e vapës ( Miliaria) – shkaktohen nga bllokimi i gjëndrave të djersës si rrjedhojë e nxehtësisë dhe lagështisë së tepërt. Si pasojë, djersa akumulohet nën lëkurë, në pamundësi për të dalë jashtë dhe çon në krijimin e puçrrave të vogla të cilat në të shumtën e rasteve shoqërohen me të kruajtura dhe ndjesi pickimi.

Ҫfarë rekomandohet:

  • Aplikimi i kompresave me ujë të ftohtë, disa herë në ditë, për afro 15 minuta
  • Mbajtja e veshjeve të lehta dhe të lirshme prej pambuku për të evituar shfaqjen e vaporeve
  • Larje të shpeshta të trupit gjatë ditës
  • Shmangia e përdorimit të kremrave me përmbajtje të trashë sepse nuk arrijnë të përthithen lehtësisht dhe bllokojnë gjëndrat e djersës

Folikulitet

Ҫdo qime e trupit tonë e ka origjinën nga një dalje në lëkurë e quajtur folikul. Kur folikuli infektohet zhvillohet folikuliti i cili paraqitet në formë puçrre të kuqe me një qime në qendër dhe shoqërohet me dhimbje. Zonat më të prekura janë fytyra, skalpi, sqetullat, kurrizi, kraharori, qafa, kofshët dhe të ndenjurat.

Për të evituar  rrezikun e shfaqjes së folikulitit rekomandohet:

  • Ndërrimi i shpeshtë i rrobave, sidomos pas aktiviteteve fizike dhe djersitjes
  • Kujdes! Uji i klorinuar i pishinave shpesh irriton lëkurën dhe shkakton folikulit
  • Rekomandohen veshjet e lehta dhe të lirshme prej pambuku, të cilat nuk irritojnë lëkurën.
  • Tregoni kujdes në sallonet e depilimit, përdorni peshqirë personale dhe pas proçedurës aplikoni locione qetësuese
  • Evitoni përdorimin e briskut në zonat e irrituara

Përkeqësimi i akneve 

Miksimi i djersës me bakteret dhe yndyrën e shtuar në lëkurë mund të bllokojë poret e saj, duke nxitur kështu shpërthimin e aknes në një lëkurë me tendencë akneike.

Jo rrallëherë edhe pantenoli që përmban balsami i flokëve mund të përkeqësojë aknet në lëkurën e fytyrës apo kurrizit.

Si të reduktojmë rrezikun e shfaqjes së akneve?

  • Evitoni pastrimin e lëkurës së djersitur me peceta të lagura, pasi lëkura juaj mund të irritohet. Thani lëkurën tuaj me peshqir të butë pambuku ose pecetë duke e prekur lehtë atë.
  • Evitoni peshqirët e ashpër apo fërkimin e lëkurës.
  • Lani rrobat, rrathët e flokëve apo kapelet e djersitura para se ti vishni përsëri.
  • Përdorni produkte jo- komedogjenike në fytyrë, qafë, kraharor apo kurriz.
  • Evitoni përdorimin e hidratanteve apo make-up–it me bazë vajore.
  • Përdorni një larës me acid glikolik në përqindje të ulët për pastrimin e lëkurës tuaj.
  • Në rastin e akneve në kurriz përdorni locione me përmbajtje acidi salicilik, për të pastruar lëkurën, minimizuar yndyrën si dhe për të reduktuar ngarkesën e baktereve që shkaktojnë aknet.

Irritimet nga brisku

Stina e verës nënkupton më tepër përdorim brisku si për meshkujt ashtu edhe për femrat, duke rritur mundësitë e irritimeve të lëkurës si inflamacion dhe skuqje, kur nuk përdoret në mënyrën e duhur.

Rekomandohet:

  • Pastrim i mirë i zonës përpara përdorimit të briskut, shpëlarje me ujë të nxehtë për relaksimin e zonës dhe hapjen e poreve, aplikim me brisk të mprehtë dhe cilësor, si dhe shpëlarje me ujë të ftohtë në fund të procesit për mbylljen e poreve.
  • Aplikim i xhelit me aloe vera ose krem hidratues menjëherë pas përdorimit të briskut apo depilimit me dyllë.

 

Lëkura e yndyrshme dhe që ngjit

Vapa dhe rrezet UV mund të bëjnë që lëkura juaj të duket edhe më e ndritshme se zakonisht. Përtharja e lëkurës me larës agresive apo tonikë me bazë alkoli të thjeshtë jep një ndjesi pastërtie dhe lehtësimi të momentit, por përdorimi i tyre e dehidraton lëkurën duke bërë që kjo e fundit të prodhojë me shumë yndyrë për të kompensuar humbjen e ujit. Rezultati, lëkurë më e yndyrshme.

Rekomandime:

  • Evitoni larësit e lëkurës me përmbajtje Sodium Lauryl Sulfate (SLS), sepse këta përbërës thajnë lëkurën së tepërmi.
  • Evitoni përbërit si vaji mineral apo vazelina (petrolatum), të cilët bllokojnë poret e lëkurës tuaj.

Njollat nga dielli

Ekspozimi ndaj rrezeve UV dhe nxehtësia janë ndër shkaktarët kryesorë të pigmentimeve apo njollave në lëkurë.

Lëkurat e prirura për të zhvilluar njolla përkeqësohen gjatë stinës së verës sepse dielli nxit prodhimin e melaninës (pigmentit të lëkurës), por është gjithashtu edhe nxehtësia që nxit aktivitetin e kësaj të fundit

Minimizoni rrezikun e shfaqjes së njollave duke aplikuar rregullisht krem mbrojtës me SPF 30. Këshillohet përzgjedhja e kremrave me përmbajtje vitaminë C, për efektin e tyre zbardhues.

Lëkurë e thatë në verë?

Të akuzuarit kryesorë: qëndrimi i tejzgjatur në diell, pishinat dhe ajri i kondicionuar.

Rekomandohet:

  • Shpëlarja e trupit menjëherë direkt pas daljes nga pishina dhe pastrimi i lëkurës me larës delikat
  • Evitoni larësit me efekt antibakterial apo deodorantët të cilët mund të irritojnë dhe thajnë më tepër lëkurën tuaj
  • Bëni banjo me ujë të vakët, pra jo të nxehtë, dhe aplikoni locionin hidratues menjëherë pas dushit, pa kaluar as 5 minuta nga larja

Djersitja e tepërt dhe era e pakëndshme e trupit 

Për shkak të djersitjes së tepërt, bakteret e akumuluara në palat trupore prodhojnë sulfide hidrogjeni të cilat shkaktojnë erën e pakëndshme të djersës,

Rekomandohen:

  • Banjo të shpeshta
  • Përdorimi i pudrave të thjeshta me talk në palosjet e lëkurës pas dushit
  • Kompresa me ujë të ftohtë

Mbindjeshmëria ndaj diellit

Nën efektin e medikamenteve si doksiciklina apo ilaçeve të tjera, lëkura mund të bëhet më e ndjeshme ndaj diellit, duke u paraqitur e skuqur, me puçrra të kuqe, të shoqëruara edhe me të kruajtura apo  me flluska.

Për të evituar alergjitë nga dielli:  

  • Lexoni me kujdes fletën shoqëruese të medikamentit që përdorni. Nëse ky i fundit shkakton reaksion alergjik në kontakt të lëkurës me diellin, atëherë evitoni qëndrimin në diell
  • Mbani veshur rroba me ngjyrë të çelët dhe aplikoni krem me SPF të paktën 30 në zonat e ekspozuara në diell

Djegiet nga dielli

Edhe rrezet UVA edhe UVB mund të dëmtojnë dhe djegin lëkurën tuaj duke shkaktuar skuqje dhe flluska.

Prandaj është e rëndësishme që të mos neglizhoni kurrë përdorimin e një kremi me SPF përpara ekspozimit në diell.

Trajtimi i djegieve nga dielli në kushte shtëpie:

  • Aplikoni menjëherë kompresa me ujë të ftohtë si dhe shtoni konsumin e lëngjeve të ftohta për të ulur temperaturën trupore.
  • Evitoni sapunët apo parfumet në lëkurë pasi ato mund të irritojnë më tepër lëkurën e dëmtuar nga dielli.

Infeksionet mykotike

Myku rritet në shtresën e sipërme te lëkurës veçanërisht ne ambiente te errëta, te lagështa dhe te ngrohta siç janë palat inguinale apo këmbët dhe zona midis gishtërinjve.

Si të parandalojmë këto infeksione:

  • Hiqini sa më shpejt të mundeni rrobat e lagura apo të djersitura
  • Vishni rroba me përmbajtje pambuku
  • Evitoni veshjen e atleteve pa çorape pambuku
  • Vendosni pudër thithëse në zonat që djersijnë më së shumti
  • Në rast infeksioni konsultohuni me mjekun Dermatolog
  • Mjekimi me kremra dhe spray që shiten pa recetë, mund t’ju shkaktojë më tepër dëm, duke rritur edhe rezistencën ndaj medikamenteve.

Infeksionet virale  

Varicela dhe fruthi, bashkë me riaktivizimin e Herpesit janë ndër infeksionet më të shpeshta virale të lëkurës që hasen gjatë stinën së verës.

Në rast të pranisë së temperaturës së lartë dhe puçrrave në lëkurë duhet të konsultoheni gjithmonë me mjekun Dermatolog.

  1. Pickimet nga insektet

Mushkonjat, grerëzat dhe merimangat janë shkaktaret kryesore të pickimeve gjatë muajve të verës.

Për të parandaluar dhe trajtuar pickimin nga insektet duhet të:

  • Vishni rroba të lehta dhe me mëngë të gjata, për të mbuluar pjesën më të madhe të trupit
  • Evitoni përdorimin e parfumeve me aroma të forta
  • Aplikoni sprayapo kremra që largojnë insektet. Kujdes! Te fëmijët apo foshnjat përdorni spray me përqendrim dhe sasi më të vogël produkti, si dhe evitoni lyerjen e duarve
  • Në rast pickimi aplikoni në zonën e prekur kompresa me ujë të ftohtë apo qese akulli të mbështjella me peshqir.
  • Në rast të përkeqësimit apo reaksioneve më të rënda, drejtohuni për ndihmë te mjeku Dermatolog.

Ju urojmë një Verë të bukur dhe mbi të gjitha të shëndetshme!

Spitali Hygeia Tiranë

Kontaktoni: 04 23 90 000

 

Etiketa: HygeaLekura gjate veres
Pas

‘’Bisedova me pronarin tuaj”, Hysenbelli i përgjigjet Veliajt: Si të kam Kryetar! Kemi kohë pa u parë… (Takimi i fundit mes të dyve)

Para

Drogë në makinë, kush është 29-vjeçari i arrestuar në Sarandë (EMRI)

Para
Drogë në makinë, kush është 29-vjeçari i arrestuar në Sarandë (EMRI)

Drogë në makinë, kush është 29-vjeçari i arrestuar në Sarandë (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Katër administratorë farmacie në pranga për tregtim të ilaçeve të kontrabanduara

Aksident me vdekje te mbikalimi i Patokut

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seancë plenare, përpjekja e 23 për konstituimin e Kuvendit

Policia e Londrës arreston pesë persona për përpjekje për të ndërprerë xhirimet e një filmi me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset nga vendngjarja

Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet për tritol, policia ngre grup hetimor

Sot seancë plenare, e para pas zgjedhjeve/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit. Bardhi e Peleshi mesazhe grupeve!

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.