10:33 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fenomeni ‘alarmues’ i votave të pavlefshme, Lamallari dhe Hysi të pakoordinuar në deklarata (Video-Live)

02:59 | 01/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fenomeni ‘alarmues’ i votave të pavlefshme, Lamallari dhe Hysi të pakoordinuar në deklarata (Video-Live)

Deputetja Vasilika Hysi ka thënë për Fax News se arsyeja pse gjatë numërimeve të votave në Tiranë kanë dalë shumë vota të pavlefshme është presioni ndaj qytetarëve si dhe situata politike në vend.

“Gjithçka që numërohet është e sigurtë. Dua të rikthehem tek presioni që bënte opozita gjatë kohës kur zhvillohej procesi i votimit. Votuesve u është thënë nëpër qendrat e votimit që të mos e ushtronin këtë të drejtë. Madje i kanë filmuar dhe identifikuar votuesit duke u bërë presionet nga më të ndryshmet”, tha Hysi për gazetaren Edona Haklaj.

Besfort Lamallari ishte një tjetër zyrtar i Partisë Socialaiste në këtë qendër numërimi ku vetëm pak sekonda pas prononcimit të Vasilika Hysit, e cila pranoi numrin e madh të votave të pavlefshme, dha një përgjigje krejt tjetër prej saj. Lamallari që mban postin e zv.ministrit të Brendshme tha se janë vota që kanë të bëjnë me gabime njerëzore dhe jo se ka qenë në vullnetin e tyre. Ndërkohë që pas asaj çfarë i kujtoi gazetarja se në këto fletë votimi kishte edhe vota ku nishin skicuar figura dhe simbole të ndryshme, Lamallari ndryshoi qëndrim duke thënë se, “ka edhe qytetarë të tillë që dalin për të votuar në shprehje të vullnetit të tyre. Ata ndjejnë se duhet të votojnë dhe janë të pakënaqur duke e ushtruar të drejtën e tyre në këtë mënyrë”.

Theksojmë se vetëm në njësinë bashkiake numër 9 në kryqytet, deri më tani kanë dalë mbi 210 vota të pavlefshme ndërkohë që kjo ka ndodhur edhe në zona të tjera zgjedhore.

Ndërkohë, në KZAZ-në nr. 44 në kryeqytet, nga rreth 20 kuti të numëruar, kanë rezultuar më shumë se 297 vota të pavlefshme.

Edhe në KZAZ-në që ndodhet në shkollën “1 Maj” në Tiranë, situata paraqitet e tillë, ku nga numërimi i deri tanishëm ka rezultuar një numër prej 161 votash të pavlefshme më shumë edhe se nga sa vota ka marrë kandidati i Bindjes Demokratike Arben Skënderaj.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/308741173411538/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Besfort Lamallarivasilika hysi
Pas

Njerëzit të bindur se Rihanna është shtatzënë, pas këtyre fotove nuk u vëmë aspak faj!

Para

Përfundon numërimi, kandidati i vetëm shpallet fitues me 4206 vota

Para
Nis procesi i numërimit të votave në disa KZAZ, rezultatet e para

Përfundon numërimi, kandidati i vetëm shpallet fitues me 4206 vota

Discussion about this post

 



Të Fundit

55 mijë euro të fshehura në furgon, ndalohet në Portin e Vlorës shoferi që vinte nga Italia

Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit lë në burg 56-vjeçarin

“Kemi prova të forta”, Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni

Rinumërimi i qarkut të Tiranës dhe Fierit, Celibashi: Nis të hënën ose të martën e javës që vjen, ja ku do zhvillohet

Qëlloi me automatik për të kërcënuar të vëllain pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari me precedentë

U kallëzua nga Irena Gjoka, Berisha mbërrin në SPAK

Kaos dhe “luftë civile” në Kaliforni, pas ushtrisë, Trump dërgon marinsat për të vrarë protestat

Njihen vitet e punës në ish-ndërmarrjet shtetërore, pagat për caktimin e pensionit! Çfarë parashikon projekligji, kushtet për të përfituar

Shtyhet seanca për Roven Zekën, mungon prokurorja

Zhvillohet ceremonia e sesionit XII plenar të Asamblesë Parlamentare! Elisa Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt BE-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.