Braziliani Ronaldo, i quajtur ndryshe fenomeni, ka sot ditëlindjen, ai mbush 41 vjeç.
Ata që e kanë ndjekur futbollin kur ai luante sigurisjte që ndjejnë nostalgji për golat e tij të jashtëzakonshëm. Ronaldo ka luajtur për klube të mëdha në Europë, përfshirë Interin por dhe Milanin në fund të karrierës.
Ditëlindja e tij ka shërbyer sërish si një munsi që dy ekipet e Milanos të thumbojnë njëri-tjetrin.
Milan me një postim në faqen e “facebook” i uron ditëlindjen e 41-të brazilianit të shoqëruar me një video teksa Ronaldo i shënon Interit në “derbin e madoninës” me bluzën e “djallit”.
Pak më vonë nuk ka ardhur përgjigjja e Interit që kanë zgjedhur të njëjtën mënyrë për t’ia kthyer thumbimin rivalëve të tyre. (B.H/Shuplaka)
https://www.facebook.com/ACMilan/videos/10154814905496937/
https://www.facebook.com/Inter/videos/1649421555107977/