Profesori i Shkencave Politike, Hysamedin Feraj, ka komentuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama, që i cilësoj protestuesit në Kukës si vandalë dhe barbarë, pasi sipas tij shkatërruan pronën publike.
Feraj shkruan se rrëzimi i Murit të Berlinit del të ketë qenë akt barbar dhe vandal, sepse muri ishte pronë publike, i ndërtuar nga shteti, me paratë e taksapaguesve, etj.
“Sipas mendjes po aq të vogël saç është e madhe pasuria materiale e Edi Ramës, rrëzimi i Murit të Berlinit del të ketë qenë akt barbar dhe vandal, sepse muri ishte pronë publike, i ndërtuar nga shteti, me paratë e taksapaguesve, etj.
Shembja e monumentit të Enver Hoxhës del të ketë qenë akt vandal i barbarëve sepse ishte monument publik, i ndērtuar me … etj.
Mendimi i Ramës është aq i mangët sa e ka bërë të mangët vetë shtetin shqiptar.
Dilema është, nëse më lehtë sillet mendja në kryet e Edit, apo hiqet Rama nga kryet e shtetit.” shkruan Feraj.
(M.Q/Faxweb)