Manchester United dëshiron ta shndërrojë Jose Mourinhon në “Fergusonin” e ri të “Djajve të Kuq”.
Sipas tabloidëve britanikë, ekipi nga “Old Trafford” është gati ta blindojnë teknikun portugez duke i ofruar një kontratë të re edhe për 8 vjet të tjerë.
Fillimi jo i mirë i sezonit nuk i turbulloi aspak drejtuesit e Manchester United, që së fundmi ka regjistruar 10 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet. Për momentin, “Djajtë e Kuq” ndodhen në vendin e 6, me vetëm 4 pikë më pak se Arsenali i vendit të katërt, që do të thotë kualifikim në turin eliminator të Champions League, një situatë të cilën Mourinho premton se do ta përmirësojë.
Dhe të mendosh që “Special One” asnjëherë nuk ka qëndruar te një skuadër për më shumë se 3 sezone. (A.R/SHUPLAKA)