Eduard Sharka ish kryetar i sindikatës së bashkuar ka qenë në një lidhje “Skype” në Faxneës për të folur në lidhje me propozimin e Braçes, në mbështetje të fermerëve për t’i dhënë zgjidhje pagesave të vonuara të tyre
Ai tha se Barçe është me vonesë sepse ai i ka pasur kërkesat e fermerëve që prej tre vitesh kohë kur ishte zv.kryeministër. Sipas tij ai ka pasur mundësitë më herët për të plotësuar kërkesat e tyre.
Sharka: Zoti Brace është nja tre vjet me vonesë se ne kur u krijuam kishim 5 kërkesa dhe një prej tyre ishte rregullimi me ligj i tregut të fruta perimeve.
Ajo që ka cuar Brace është pjesa e dytë e probelmeve .Edhe une kam informacion që ka shumë vonesa me pagesat. Kemi tre vjet dhe zoti Brace i ka pasur në dorë kërkesat tona.
Nga mediat janë informuar edhe unë që Brace ka pretenduar që këtë projektligj ia ka hequr zoti Balla. Ata bëjnë sikur mbrojnë secili grupet e vecanta. Për mua ata luajnë lojën e tyre. Ne si sindikatë e kemi cuar si propozim para 3 vitesh dhe Braçe ishte zv.kryeministër. Metoda e tyre është e papranueshme. Brace u sherben qytetarëve që votojnë PS. Balla lidhet me bizneset dhe bën sikur i ndihmon për procese. Këto lojëra nuk janë korrekte, nuk duhet të ndodhin më.