Fermerët e Fierit dhe të Lushnjes tashmë prej disa ditësh janë ngritur në protestë, ku po kërkojnë subvencione nga qeveria për prodhimet tyre.
Fermerët shprehen se kërkesat e tyre janë shumë të thjeshta dhe se kërkojnë mbështetjen e qeverisë, pasi kjo e fundit i ka harruar.
“Ne kemi falimentuar, jemi të mbaruar. Për sezonin tjetër këta fermerë nuk do të mbjellin dot. Ne si prodhues nuk kemi marrë asnjë lek nga insputet bujqësore. Asnjë nuk ka marrë asnjë subvencion nga qeveria për prodhimet e tyre.”- u shpreh një nga fermerët.
Discussion about this post