22:46 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fermerët e serave të dëshpëruar nga çmimet e ulëta, hedhin prodhimin në kanal

07:51 | 28/03/2024
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fermerët e serave të dëshpëruar nga çmimet e ulëta, hedhin prodhimin në kanal

Teksa në Tiranë, çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkurt ishin më të larta se vitin e kaluar dhe tezgat janë plot me prodhime importi, fermerët e serrave në Lushnjë-Fier dhe Berat po hedhin prodhimet në kanalet e vaditjes. Fotoja e mëposhtme është një kanal në zonën e Samaticës në Berat, me intensitetin më të lartë të serrave në vend. Kanali është mbushur me kastravecë të serrave, të cilët nuk po shiten nga çmimi i ulët.

Mariglen Ziu, i cili ka një serrë ku kultivon perime prej vitesh, tha se tani në kulmin e prodhimit, janë rritur spekulimet. Një kilogram kastravec, në pikat pakicës në Tiranë, është shitur këto ditë nga 100-140 lekë, teksa fermerët e serra nuk mund të shesin më shumë se 30 lekë një kilogram.

“Ky çmim është shumë poshtë kostos. Që të sigurojmë mbijetesën, na duhet që së paku të shesim me 60 lekë një kilogram “ tha Ziu.

Ai tha se biznesi i serrave vijon të jetë me rrezik të lartë i varur nga kushtet e motit dhe kushtet e tregut. Vitin e kaluar, për shkak të dobësive në prodhim, në vendet e tjera të Mesdheut fermerët e serrave siguruan fitime të kënaqshëm pasi shitën me shumicë në fermë me 100 lekë kilogramin, domatet dhe kastravecët. Por këtë vit, situata ka ndryshuar. Prodhimi i sezonit të parë të perimeve ka qenë i mbarë në të gjithë Mesdheun duke bërë që çmimet në eksport të jenë më të ulëta.

Por teksa fermerët e Europës mbrohen nga ndryshimet në çmimet e tregut, pasi subvencionohen, fermerët shqiptare janë tërësisht të ekspozuar ndaj ndryshimeve. Humbjet e një sezoni për ta janë shumë pasi, kjo ndikon negativisht mbjelljet e dyta dhe investimet në rritjen e sipërfaqeve.

Në tregjet e pakicës në Tiranë një kilogram kastravec në shkurt u shit së paku 4.6% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa çmimet me shumicë në sera kanë pësuar rënie me 70% ne krahasim me vitin e kaluar.

Përveç se nuk kanë mbështetje financiare fermerët janë të pambrojtur nga spekulatorët. Prodhimi është në kulm dhe vjelja nuk mund të shtyhet. Grumbulluesit marrin prodhimin pa çmime gjatë ditës dhe më vonë gjatë darkës vendosin çmime të ulëta ndaj fermerëve të cilët nuk mund të mbajnë stoqe.

Në anën tjetër, kanalet e importit të ushqimeve janë rizgjuar dhe po intensifikohen, duke dekurajuar edhe më tepër fermerët dhe blegtorët të ushtrojnë profesionin e tyre. Për të gjithë vitin 2023, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 10% në krahasim me vitin 2022, zgjerimi më i lartë në dy dekadat e fundit. Në dhjetor, sasitë e importeve të ushqimeve janë intensifikuar edhe më shumë, duke u rritur me rreth 27% në raport me dhjetorin 2022 dhe në janar 2024 ishin 20% më të larta se në janar 2023./Monitor

Pas

Transporti hekurudhor mori 40 mln euro në vitin 2023, 60% shkoi për Tiranë-Durrës

Para

Sot në Komisionin e Ligjeve organizohet grupi i dialogut për ‘Reformat’

Para
Sot në Komisionin e Ligjeve organizohet grupi i dialogut për ‘Reformat’

Sot në Komisionin e Ligjeve organizohet grupi i dialogut për ‘Reformat’

Discussion about this post

 



Të Fundit

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

Gjykata e OKB-së: Vendet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.