Këtë të premte, fermerët e Shkodrës, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe kanë dalë në një protestë para Agjensisë rajonale të ekstensionit bujqësor Shkodër për subvencionimin e naftës.
Të pranishëm në mbështetje të fermerëve janë edhe deputetët e PD: Zef Hila, Emilia Koliqi dhe Greta Bardeli.
Hila: Ankesat e fermerëve janë të mëdha. Nuk është zbatuar vendimi i ministrisë së bujqësisë dhe financave. Kanë përfituar banorë që nuk janë të Bashkisë Vau i Dejës. Fermerët nuk kanë mundësi të marrin asnjë informacion kush janë përfituesit. Kjo është një skemë korruptive. Është vjedhje e hapur. Ftoj prokurorinë të fillojë proçesin për këtë abuzim. Nafta nuk shkon te ai që ka punuar tokën. Ministrja Krifca të marrë masa.
Ylvi Shimaj- Përgjegjës i bimësisë: Jemi agjensi rajonale. Ne informojmë gjithmonë fermerët. Nuk është penguar asnjë fermerë për aplikimin. Asnjë ndërhyrje nuk ka në sistem, është shumë i sigurtë dhe transparentë. Mbi 2100 fermerë kanë aplikuar në Qarkun e Shkodrës. Përfitues afërsisht 1000 fermerë.
Bardeli: Për siguri të mos flasim, këtu dalin të dhënat e rrogave. Mos të flasim për transparencë.
Koliqi: Sa është numri i fermerëve në Qarkun e Shkodrës? Pse është kaq i vogël numri i aplikuesve? Problem regjistrimi i tokave. Diferencë e madhe mes numrit të fermerëve dhe aplikuesve. Si asgjensi nuk e keni bërë siç duhet punën.
Kishte akuza edhe nga një fermer për mashtrim ndaj tyre nga drejtoria e bujqësisë, ndërkohë jashtë zyrës folën edhe vetë fermerët.
Discussion about this post