Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me fermerët në Korçë. Gjatë bashkëbisedimit, banorët e fshatit Zvezdë kanë ngritur shqetësimet e tyre. Madje ata kanë folur duke treguar vëshirësitë që kanë hasur në 4 vite të qeverisjes Rama.
Një prej fermerëve është ndalur tek problematikat me kontributet shoqërore dhe pensionet. Ai i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, që kur të takojë presidentin amerikan Donald Trump, t’i përcjellë shqetësimet e korçarëve për politikat e ndjekura nga Rama.
“Kur të takosh Trumpin, thuaja shqetësimet e hallet tona”, tha fermeri korçar.
Sakaq, ka reaguar kryedemokrati Basha, duke u shprehur: “Pas nga mbledhjes do ma tregosh nga e more vesh që do të takoj Presidentin Donald Trump”. (J.V/Shuplaka)