Sulmuesi i Atletico Madrid, Fernando Torres ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë dhe është në gjendje kritike për jetën. Torres u transportua me barelë jashtë fushës dhe u dërgua urgjentisht në spital pas një përplasje të fortë me një kundërshtar gjatë ndeshjes në La Liga sonte në mbrëmje me Deportivo La Coruna.
Lojtarët e Atletico Madrid filluan gjithë të qanin pasi kanë parë bashkëlojtarin e tyre të skuadrës, Fernando Torres, teksa pëson një lëndim të rëndë dhe largohet me barelë nga fusha. Me lojën që u mbyllur me rezultat 1-1, Torres u godit me një mbrojtës të Deportivos gjatë një dueli ajror dhe rrëzua në tokë me kokë dhje mbeti pa ndjenja. Pas këtij rrëzimi, futbollistët nga të dyja skuadrat nxituan për t’i dalë në ndihmë sulmuesit, ashtu si edhe gjyqtari Carlos Clos, para se Torres u transportua me barelë dhe në fund të dilte nga fusha me një numër të bashkëlojtarëve të tij në lot në sy.
Ish-sulmuesi i Chelseat është dërguar në spital dhe ka pësuar një tronditje në tru. “Fernando Torres ka pësuar një tronditje në tru. Ai është transferuar në spital për testime. Do ta kalojë natën atje dhe do të jetë nën mbikëqyrje”, shkruhet në raportin zyrtar. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post