Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë çifti më i ri i showbizit shqiptar dhe komentohen shpesh në mediat rozë.
Arbenita disa javë më publikoi një video shfaqej me barkun pak të fryrë dhe ndjekësit menduan për një shtatzëni të mundshme.
Por ditën e sotme, i ftuar në “E diell”, Fero u shpreh se ka qeshur kur ka parë lajmet pasi kjo gjë ndodh me të gjitha çiftet e showbizit.
“Kur e kam parë këtë lajm kam qeshur. Nuk më zuri frika sepse është shumë normale që kjo të ndodhë për të gjitha çiftet e showbizit. Edhe pse jam i ri, sërish jam i përgjegjshëm”, u shpreh reperi.
“Nuk është koha ime tani që të bëhem prind, kam nevojë të fokusohem në karrierë, tek fansat e mi, tek njerëzit që duan ta dëgjojnë muzikën time. Unë nëse vendos të bëhem baba, nuk do kem mundësi të merrem me të gjitha këto, ndaj tani për tani jam i fokusuar vetëm në karrierë”, tha reperi.
Discussion about this post