Kanë përfunduar 14 këngët finale të natës së tretë të Fest ’56 në RTSH dhe emocionet janë shtuar. Ka shumë dëshira dhe hamendje se kush do të jetë fituesi, por ai do të mësohet pak më vonë.
Sikurse dihet fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që këtë vit do të zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë më 18 maj.
Nata e tretë e Fest ’56 u hap nga Redon Makashi me këngën “Egziston”. Ndërsa në skenë është ngjitur edhe këngëtarja Elsa Lila, e rikthyer pas disa viteve në Shqipëri, ajo u prit me duartrokitje. (B.H/Faxweb)