Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka festuar pas fitores ndaj Islandës, një fitore e jashtëzakonshme edhe pse e vështirë.
Lojtarët e drejtuar nga Alban Bushi shënuan 3 gola për tre pikë duke marrë një rezultat shumë të vlefshme që jep shpresë për një kualifikim të mundshëm.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video ku shfaqet i gjithë stafi kuqezi që dhomat e zhveshjes së stadiumit i ka shndërruar në tribunë të mirëfilltë. Kjo fitore ka gëzuar pamasë U-21 të cilat sipas FSHF janë favorit për një kualifikim të mëtejshëm.
Postimi i FSHF:
U-21, skuadra e Bushit merr nje fitore shume te rendesishme 2:3 ne Reykyavik. Nje sukses me shume se sa i merituar i kesaj skuadre e cila mbetet nje favorite potenciale per nje kualifikim per me tej. (B.H/Shuplaka)
https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/1380711935361365/