Pas fitores në stadiumin “Elbasan Arena”, vajzat kuqezi kanë nisur festën në fushën e lojës për këtë kualifikim historik në eliminatoret e Botërorit pas fitores 2-1 me Greqinë.
Përqafime pa fund dhe emocione të jashtëzakonshme për të gjitha protagonistet e këtij suksesi, të cilave u është bashkuar edhe stafi teknik.
Një festë me flamurin shqiptar dhe vallëzime entuziaste në fushën e lojës apo para tribunës ishin veprimet pas fitores.
Futbollistet greke ishin shtrirë thuajse të gjitha në fushën e lojës të dëshpëruara dhe në lot në sy për kualifikimin që u iku nga duart për pak minuta.
Vajzat shqiptare nuk falin edhe pse Kombëtarja e Futbollit (për meshkuj) nuk është në formën më të mirë. (M.D/ Shuplaka)