13:47 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Festa e madhe e besimtarëve të krishter, nis Treditëshi i Pashkëve

12:58 | 18/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Festa e madhe e besimtarëve të krishter, nis Treditëshi i Pashkëve

Sot është dita e parë e Treditëshit të Pashkëve, duke shënuar kështu fillimin e njërës nga festave më të mëdha për të krishterët, e që konkludohet me ngjalljen e Krishtit.

Ditën e sotme Papa Francsku kremtoi meshën e Bagmit, ku dhe ka mbajtur fjalën me mesazhe inkurajuese dhe nxitëse për të gjithë besimtarët e krishterë, duke I bërë ata më të fortë në besim.

Sipas Radio Vatikani këtë pasdite Papa Francesku do të kremtoi meshën e Darkës së Mbrame me ritin e larjes së këmbëve në burgun e Veletrit, pranë Romës.

Me të Enjten e Madhe e të Shenjtë, e njohur edhe si e Enjtja e Mistereve, filloi Treditëshi i Pashkëve, që arrin kulmin në vigjiljen, natën e Pashkëve dhe pastaj përfundon me Mbrëmësoren e dytë të së Dielës së Ngjalljes së Krishtit, të Dielën e Pashkëve.

Janë 72 orët në të cilat, më shumë se kudo, feja e krishterë gjen arsyen më të thellë të qenies së vet. Ngjarjet e Treditëshit të Pashkëve, janë shprehja më e lartë e dashurisë së Zotit, që i japin zemrës njerëzore paqe e mirësi.

E Enjtja e Madhe, me Jezusin që na e dhuron plotësisht vetveten, duke na lënë Eukaristinë;

E Premtja e Madhe, me dramën e Udhës së Kryqit e të Kalvarit të Jezu Krishtit;

E Shtuna e Madhe, me heshtjen e thellë të varrit të Jezu Krishtit.

Secila nga tri ditët e mëdha të kësaj Jave të jashtëzakonshme të Pashkëve, na sjell kuptimin e thellë të jetës dhe të veprës shëlbimprurëse të Jezu Krishtit, si për shembull Mundimet e Krishtit me simbolin e tyre, Kryqin, që na flet për vdekjen dhe për shëlbimin.

(s.a/faxweb.al)

Etiketa: pashket
Pas

Ish-ministrja e Ramës s’e duron dot Rudina Hajdarin, ja çfarë thotë nëpër buzë (Mos e humbisni videon)

Para

”Lojë e brendshme, shqiptarët po përdoren si kokë turku”, Rama në Kuvend për pezullimin e vizave nga Holanda

Para
Fjalimi për Sandër Lleshaj, deputeti ironi me Ramën: Mbaje veten se le nam!

''Lojë e brendshme, shqiptarët po përdoren si kokë turku", Rama në Kuvend për pezullimin e vizave nga Holanda

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthimi si “bombë” që tronditi Romën, të paktën 40 të plagosur, evakuohet zona

Vala e të ftohtit “pushton” Amerikën Latine, 15 të vdekur

Finalizohet operacioni “November”, kapet 49-vjeçari i kërkuar për vjedhje me pasoja të rënda

“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”- Rama paralajmërim inspektorëve Bashkisë Tiranë dhe IKMT

Prej 4 ditësh digjet zjarri në landfillin e Elbasanit, Berisha: Rama hesht si fije bari

Rama, thirrje bizneseve: Lironi hapësirat publike, do të përballeni me ndjekje penale

Përplasen dy autobusë në Athinë, 47 të plagosur, mes tyre 17 fëmijë

“Votim familjar nën mbikëqyrjen e kamerës së qeverisë”- Berisha publikon video të reja nga zgjedhjet e 11 Majit

Procedohen penalisht 5 shtetas për aktivitete të paligjshme në liqen dhe në kalatë, në kuadër të operacionit “Komani”

Sali Berisha uron Donald Trump për Pavarësinë e SHBA-ve: Amerika ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e kombit shqiptar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.