Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Novruzit, një ditë e shenjtë që shënon ardhjen e pranverës. Ai theksoi se kjo festë sjell begati dhe mirësi në çdo shtëpi dhe për çdo shqiptar.
Në postimin e tij, presidenti u shpreh për rëndësinë e vlerave shpirtërore dhe unitetit që simbolizon kjo festë për besimtarët bektashinj.
Postimi i presidentit Bajram Begaj:
Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj!
Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!