Dje ka qenë një ditë shumë e veçantë për reperin e famshëm Getoar Selimi. Ai ka festuar 35 vjetorin e lindjes së tij. Nuk kanë qenë të pakta urimet që kanë ardhur në adresë të reperit të njohur.
Por edhe e fejuara e tij Marina Vjollca dhe miqtë e tij ishin kujdesur që këtë natë ta bëjnë sa më të veçantë për të.
Anëtari i “Babastars”, Albert Krasniqi përmes profilit të tij në Instagram e Instastory ka publikuar video nga momentet e festës.
Alberti e kishte mbushur profilin e tij nga festa luksoze që kishin organizuar për Getin. “Urime vllaqkoo @ghettogeasy edhe ???? tjera shummm t’lumturaa… vazhdo t’mbetesh MMV , naa gjithmon me ty.. #lafamilia”, kishte shkruar Albert Krasniqi. (J.V/Shuplaka)