Mbërritja e festave të fundvitit sjell edhe shtimin e emigrantëve që punojnë e jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian.
Pikat kufitare në vend këto ditë vijojnë të ndeshen me fluks të lartë të lëvizjes. Në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, atë të Morinës, lëvizja më e lartë shënohet në dalje të tij. Qindra emigrant të Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë si vend tranzit për të shkuar në vendlindje dhe procedurat kufitare janë thjeshtuar falë marrëveshjes mes dy shteteve për lëvizjen e lirë në përballimin e fluksit e shmangien e radhëve të gjata në kufi.
Në Morin janë tetë sportele në punë që përpunojnë të dhënat e emigrantëve dhe qytetarëve në hyrje e dalje, ndërsa edhe katër sportele të tjera janë në dispozicion në rast nevoje.
Gjatë 24 orëshit të fundit tabela e hyrje daljeve tregon qartë numrin e lartë të daljeve nga Shqipëria në Kosovë.
-Dalje shtetas shqiptarë: 3180 qytetarë me 1180 automjete.
-Dalje shtetas të huaj: 18944 qytetarë me 5819 automjete
Ndërsa numri I hyrjeve është më I ulët:
-Hyrje shtetas shqiptarë: 4230 qytetarë me 1501 automjete.
-Hyrje shtetas të huaj: 7198 qytetarë me 2986 automjete.
Sipas të dhënave të viteve të kaluara java e fundit e vitit shënon edhe pikun më të lartë të lëvizjes, ku vitet e tjera numri i yrjeve ditore në Morin kanë kapur shifrën e 40 mijë qytetarë.