Sot është një ditë mjaft e veçantë në familjen Hoxha. Djali i familjes Itani ka sot ditëlindjen. Foton dhe urimin e parë duket se nuk e kanë bërë të motrat, të cilat kanë vendosur që ta mbajnë larg vëmendjes mediatike të voglin e familjes.
Ka qenë nëndrejtori i “Top Channel” Erjon Ylli ai që ka publikuar një foto me Itanin në profilin e tij në Instagram.
“Itani po rriteT, edhe 100. Gjithmonë përkrah”, shkruan Ylli bashëngjitur fotos. Kujtojmë se Itani nuk ka mundur të njohë të atin e tij Dritanin, i cili u nda nga jeta në një aksident tragjik vite më parë.
Ndoshta Itani kur të rritet do të dijë të ecë në gjurmët e vizionit që ai kishte në drejtimin e mediave të Top Kanalit.
(E.K/SHUPLAKA)