Edhe tre ditë ndajnë Festivalin e Fundvitit nga hapja e siparit për edicionin e 56, funddhjetori ashtu si në vitin 1962 kur kënga e lehtë shqiptare nisi rrugën e saj.
Pregatitjet janë drejt fundit në Pallatin e Kongreseve. Me një skenë rrezëllitëse e ndricim të kuruar nga skenografi Albi Cifligu dhe koncept regjisorial nën kujdesin e mjeshtrit Pali Kuke.
Në një intervistë për Fax News, zëdhënëse e Festivalit, Kozeta Kurti tregon detajet e këtij edicioni.
Kurti thekson se surprizat nuk do të jenë pika kyçe e këtij edicioni e se publiku do të njihet me gjithcka e pret.
“Kumbari i festivalit do të jetë kantautori Italian Riccardo Cocciante. Drejtuesi i festivalit, Adi Krasta nuk do të jetë i vetëm në prezantim.
Ky edicion duket se do të mbledh emra të njohur të muzikës së lehtë shqiptare ndaj është quajtur: “rikthimi i të mëdhenjve”.
“Numrat koreografikë do të jenë shfaqe të rralla artistike të mbështetura në tematika sociale të cilat do të transmetohen për ju në vigjiljen e Krishtëlindjeve në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor.” (M.Q/Faxweb)
Discussion about this post