Gjirokastra ka nisur ditën e sotme përgatitjet për festivalin folklorik kombëtar, një event që rikthehet pas 8 viteve mungesë. Me një larmi interpretimesh dhe kostumesh 21 grupe nga njesite administrative të Bashkisë Gjirokastër janë ngjitur ne skenë duke sjellë motive të harruara të folklorit.
Një nga pjesëmarrësit është shprehur se edhe pse larg Gjirokastrës, ai rikthehet për të ndjekur me pasion traditat e trashëguara nga të parët e tij.
Grupi: Ne vijmë si pjesë e ansamblit Tirana të qendrës kulturore ‘Metropol’, por njëkohësisht quhemi edhe grupi i polifonisë. Ne jemi të gjithë rinia e qarkut të Gjirokastrës, që jetojmë dhe punojmë në Tiranë por njëkohësisht ruajmë traditën dhe kulturën që gjyshrit tanë sollën ndër breza. Ky është edh e qëllimi jonë, që ne të këndojmë në festivalet që organizon qyteti i Gjirokastrës pasi mbart vlera dhe histori të madhe sidomos këtë 50 vjeçar të fundit.
Një tjetër grup i ardhur nga Lazarati, shprehu entuziazmin për pjesëmarrjen dhe shfaqen që kishin përgatitur për të marrë pjesë në festival.
Grupi: Jemi për herë të parë në Festivalin Folklorik dhe përfaqësojmë fashtin Lazarat. Ne sot kemi sjell si rol ‘Ritin e Dasmës’, i cili shoqërohet si me kërcim ashtu edhe këndim. Jemi shumë të lumtur për pjesëmarrjen dhe shpresojmë të jemi pjesëe e Festivalit Folklorik në Qershor.
Studiuesi Ilir Lluri thekson rëndësinë e ruajtjes se traditës. Ai veçoi si risi të eventit grupet e të rinjve dhe risjelljen e kostumeve popullore me motivet origjinale.
Pas fazës se konkurimit do të behet edhe perzgjedhja e motiveve fituese të cilat do t’i bashkohen perzgjedhjes ne rang Qarku për t’u përfaqësuar në festivalin folklorik kombëtar që do të zhvillohet në verën e këtij viti.