10:25 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Festivali i Këngës, ja 24 emrat që konkurrojnë për në Eurovision

10:29 | 02/11/2016
në Te Fundit
0

Festivali i Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar shpalli mbrëmjen e djeshme 24 emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 55-të të aktivitetit më të rëndësishëm të këngës shqiptare.

Mes tyre do të dalë fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian, i cili do të mbahet në Kiev të Ukrainës. Mbizotërojnë emra të rinj këngëtarësh, ndërsa mes kompozitorëve shënojmë emra si Adi Hila, Vaso Tole, Sokol Marsi, Endri Sina, Klodian Qafoku, Genc Salihi. Gjejmë si krijuese edhe Marsela Çibukajn, ndërsa rikthehet Xhevdet Gashi nga Kosova. I rikthehen festivalit Linda Halimi, Flaka Krelani e Rezarta Smaja, shkruan Panorama.

 

STRUKTURA E FESTIVALIT

Me të tjerë drejtues dhe me një tjetër strukturë paraqitet ky edicion i sivjetshëm. Drejtor i Festivalit është Rezart Aga, ndërsa skenariste Melsi Qirici. Këngët e shpallura mbrëmë janë përzgjedhur mes gjithë prurjeve nga Shqipëria, Kosova e më gjerë, nga 5 producentë.

Ndryshe nga vitet e tjera, festivali nuk ka më vetëm një drejtor artistik, i cili duhet të mbante i vetëm përgjegjësinë e përzgjedhjes së këngëve, jo nga ai vetë, por nga një komision i zgjedhur me këtë rast, detyra e të cilit përfundonte pikërisht shpalljen e listës së konkurrentëve.

Tashmë ata janë 5 që ndajnë përgjegjësitë mes tyre, por sigurojnë më shumë transparencë në përzgjedhjen e këngëve pjesëmarrëse. Bëhet fjalë për kompozitorët Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi, Gent Rushi, Florent Boshnjaku dhe Bojken Lako. Pesë personalitete të rëndësishme të muzikës shqiptare, me një karrierë të gjatë e të suksesshme e që lëvrojnë rryma të ndryshme muzikore.

Kjo do të thotë që në këtë festival do të mund të shohim larmi rrymash e stilesh muzikore. Edhe gjeografia e pjesëmarrësve është më e gjerë.

Jo se vitet e tjera ka pasur ndonjë kufizim për këngëtarët nga trojet shqiptare përtej kufijve shtetërorë, por këtë herë impenjimi është edhe më i madh. Pas prezantimit të formulës së re të festivalit në Tiranë, stafi organizator udhëtoi drejt Kosovës, e cila bëhet pjesë e këtij festivali, përmes kompozitorit ët suksesshëm Florent Boshnjaku.

Le të kujtojmë arritjen e tij në Festivalin Europian me këngën “Suus” kënduar nga Rona Nishliu, e cila u rendit në vend të pestë.

FORMULA E RE E VOTIMIT

Bashkë me mënyrën e përzgjedhjes së këngëve pjesëmarrëse ndryshon edhe mënyra e votimit. Këngët do të kalojnë në një sitë më të imët profesionistësh, ndërsa publiku thirret të bëhet pjesë e festivalit, duke pasur të drejtën e përzgjedhjes së finalistëve e më pas edhe të këngës fituese.

Prej 24 këngëve që do të prezantohen gjatë netëve të festivalit, vetëm 12 prej tyre do të mund të dalin në natën finale. Për herë të parë në Festivalin e Këngës do të aplikohet një mënyrë e re votimi.

Pas mbarimit të këngëve konkurruese do të jenë tri juri, që do të bëjnë përzgjedhjen e këngëve për në natën finale. Do të jetë juria profesioniste, e cila përzgjedh 6 këngë, juria e mediave, e cila zgjedh tri këngë, si edhe ajo e publikut.

Ky edicion rikthen televotimin, përmes të cilit do të zgjidhen tri këngë të tjera për në finale. Ndërsa në natën finale do të jetë një tjetër juri profesioniste. Në përbërje të saj nuk do të jenë anëtarët që përzgjodhën konkurrentët finalistë.

Kjo juri ka në dorë 60% të vlerës së votimit për këngën fituese, ndërsa publiku 40%.

 

LISTA E KONKURRENTEVE

  1. Albulena Jashari

2.Classic boys

3.Dilan Reka

4.Elson Braha

5.Edea Demaliaj

6.Edona Vatoci

7.Erlind Zeraliu

8.Fabiola Agalliu & Agnesa Cavolli

9.Festina Mejzini

10.Flaka Krelani

11.Franc Koruni

12.Genc Salihi

13.Linda Halimi

14.Linda Rukaj

15.Lorela

16.Luka & Serxhio Hajdini

17.LYNX

  1. Neki Emra

19.Orges Toçe

20.Rezarta Smaja

21.Tiri

22.Xuxi

23.Xhesika Polo

24.Ylli Limani.

Pas

Foto-lajm/ Prezantueset me të njëjtën veshje. Cila duket më bukur?

Para

Zëri i Amerikës: S’ka punëtor për turizmin e bujqësinë, të gjithë në plantacionet e hashashit

Para

Zëri i Amerikës: S'ka punëtor për turizmin e bujqësinë, të gjithë në plantacionet e hashashit

 



Të Fundit

Flamur Noka paraqitet në SPAK

Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Konstituimi i Kuvendit, detyrë e të gjithë deputetëve

Goditet një rast i shitjes së lëndëve të forta narkotike, në qytetin e Vlorës.

Gjykata e Lartë vulos sekuestron ndaj banesës në Qerret, rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Izraeli: Më shumë se 900 objektiva iraniane goditen gjatë Operacionit “Luani në Ngritje”

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.