11:54 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Festivali i Nomadëve Digjitalë, Veliaj: “Tirana, qytet kozmopolitan i të gjithëve; bëhemi gati për titullin ‘Kryeqyteti Europian i Kulturës’”

13:27 | 20/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj: Shoqatat që duan të përdorin palestrat e shkollave pas mësimit, duhet të kenë një kontratë me Bashkinë e Tiranës

Në Tiranë po zhvillohet edicioni i dytë i Festivalit Digjital Nomad. Ky event bën bashkë nomadët digjitalë në mbarë botën, profesionistët, sipërmarrësit, novatorët dhe të gjithë të rinjtë që aktualisht eksplorojnë botën e punës në distancë, ose ëndërrojnë për një punë të tillë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ndihet krenar që festivale të tilla zhvillohen në Tiranën që po bëhet gjithnjë e më gjithëpërfshirëse.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që, për edicionin e dytë të Festivalit të Nomadëve Digjitalë në Tiranë po zhvillohet si një trend i jashtëzakonshëm që ka përfshirë sot gjithë Evropën, sidomos pas Covid-it, ku shumë prej punëve mund të bëhen në distance. Sot Tirana është numri një në Ballkan, me 3000 nomadë digjitalë, me njerëz profesionistë që kanë dije, jo thjesht njerëz që bëjnë punë manuale, por njerëz që bëjnë punët e së ardhmes. Jo vetëm ata jetojnë mirë në Tiranë, por njohuria që përhapin dhe fakti se si edhe ekosistemi lokal i shumë prej kompanive, shumë prej start-up, frymëzohet nga nomadët digjitalë, është diçka e jashtëzakonshme. Patjetër që promovojmë Tiranën, sigurisht po përgatitemi që vitin tjetër të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Një pjesë e madhe e nomadëve digjitalë do të përfshihen në aktivitete të kulturës dhe të mendosh që jemi rritur në një qytet që kishim vetëm një kombësi; sot jemi në një qytet që ka mbi 140 e ca kombësi do të thotë që diçka po funksionon në Tiranë. Do të donim që ta vazhdonim me gjithë këtë energji pozitive këtë rrugëtim, për të qenë vërtet një qytet kozmopolitan i të gjithëve”, u shpreh Veliaj.

Të pranishmit eksploruan të ardhmen e punës, teknologjisë dhe lidhjeve globale me folës dinamikë dhe sesione me histori suksesi frymëzuese.

Etiketa: Erion Veliajtirane
Pas

Premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në SHBA duke mashtruar zyrtarë, Prokuroria çon për gjykim 20-vjeçarin

Para

Jozefina Topalli takime me diasporën në Nju Jork: Jeni mundësia kyçe që Shqipëria ka, për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes të parikuperueshme të vendit

Para
Jozefina Topalli takime me diasporën në Nju Jork: Jeni mundësia kyçe që Shqipëria ka, për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes të  parikuperueshme të vendit

Jozefina Topalli takime me diasporën në Nju Jork: Jeni mundësia kyçe që Shqipëria ka, për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes të parikuperueshme të vendit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Teherani i bën thirrje thirrje Britanisë, Francës e Gjermanisë: Ndalni Izraelin

Kurti reagon pas deklaratës së Trump për marrëdhënien Kosovë-Serbi: T’i bëhet trysni Beogradit!

Hoxha takon zv.presidenten e BKA: Gjermania aleate e çmuar në siguri

Përshkallëzim i rrezikshëm! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

Ministeriali i Evropës Juglindore sot në Tiranë, agjenda e eventit dhe rrugët që bllokohen

Shkodër/ Parcelat me mbushura me kanabis, asgjësohen 1408 bimë! Arrestohet 34-vjeçari (EMRI)

Përshkallëzimi i konfliktit/ Ambasada Ruse në Izrael këshillon qytetarët të largohen nga vendi

Macron kritikon kërcënimet e Trump për aneksimin e Grenlandës: Kjo nuk është ajo që bëjnë aleatët

E rëndë në Itali/ 19-vjeçari italo-shqiptar humb jetën pasi u përplas nga treni, tragjedia para syve të miqve

Tërmet i fuqishëm godet Perunë, një i vdekur dhe 36 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.