Festivali i Këngës në RTSH këtë vit i është besuar dyshes Vera Grabocka-Alketa Vejsiu.
Megjithëse pa filluar ende, për organizimin e festivalit janë ngritur akuza dhe prtendime se fituesi është i përcaktuar, ku përflitet se do të fitojë Elvana Gjata.
Pas këtyre zërave, së fundmi ka reaguar vetë Alekta. Përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instastory, moderatorja i është përgjigjur jo vetëm fansave por edhe akuzave në drejtim të saj.
‘Presim të shikojmë korrektësi. Që besojmë se do të ketë sa të jetë në duart e tua’, ka shkruar njëri nga ndjekësit, ndërsa Alketa ia kthen: ‘Patjetër! Fitore me meritë!’.
Një ndjekës tjetër ka sugjeruar që festivali të ketë meritokraci.
‘Të siguroj për këtë’, është përgjigjur Alketa, duke dhënë një përgjigje kështu për të gjithë ata e akuzuan publikisht ‘pazare’ me këngëtarët dhe përcaktimin e fituesit, që në fazat e para të përgatitjeve.