Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mësuesit për festën e 7 Marsit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falenderuar mësuesit për përkushtimin në mbjelljen e farës së dijes në brezat e rinj të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan ai.