Dy ditë më parë, blogerja Armina Mevlani festoi 26-vjetorin e saj në një darkë intime e luksoze mes miqsh në një prej restoranteve të kryeqytetit.
Në shoqërinë e njeriut të zemrës, Shkëlzen Berishës dhe miqve të tyre të ngushtë, ajo festoi ditën e saj të lindjes, darkë që u mbyll me një buqetë të madhe me lule. Së fundmi, ajo ka shprehur në llogarinë e saj në “Instagram” ndjesitë e saj.
Bashkangjitur fotos që përcjell freski, ajo shkruan se ndihet e bekuar. “Jeta është e gjitha për dashurinë! Është të jesh me fat sesa shumë dashuri merr dhe jep! Çdo ditëlindje që kalon më kujton se jam e rrethuar nga ndjenja e mrekullueshme e quajtur dashuri! Nga familja, i fejuari, miqtë dhe nga të gjithë ju. Do të doja të falënderoja Zotin në fillim dhe më pas të gjithë të dashurit e mi. Dashuri për të gjithë.”, shprehet ajo.
(XH.A/SHUPLAKA)