Futbollistja e përfaqësueses së Suedisë, Kosovare Asllani, u bë protagoniste në fitoren 3-0 kundër Ukrainës jo vetëm për golin që realizoi, por edhe për mënyrën e festimit.
Ajo festoi duke bërë shqiponjën, një gjest që i ngjan atij të Granit Xhakës dhe Shaqirit. E pyetur nga media suedeze “SVT Sport” përse bëri këtë gjest futbollistja me origjinë shqiptare deklaroi:
“Ishte për Kosovën, vendim tim të origjinës. Në të njëjtën kohë edhe për nipin tim, që ka mësuar të bëjë simbolin e shqiponjës. Kjo nuk është politike, gjatë Botërorit ishte diçka tjetër duke parë kundërshtarin me të cilin luhej. Kjo ishte në nder dhe një përshëndetje për nipin tim. Ishte thjesht spontane, jo e planifikuar.”
Futbollistja e përfaqësueses së Suedisë, Kosovare Asllani, u bë protagoniste në fitoren 3-0 kundër Ukrainës jo vetëm për golin që realizoi, por edhe për mënyrën e festimit.
“Ndeshje emocionuese, faleminderit Xhaka dhe Shaqiri.”-shkruan ajo.