Një mundësi shumë e mirë në këto ditë pushimesh, për të kaluar kohën, është dhe hapja e arkivave, për të gërmuar në kujtime.
Këtë ka bërë së fundi dhe blogerja Armina Mevlani e cila është kthyer në adoleshencën e saj, dhe ka postuar disa foto të vjetra, ku të bie në dy veçanërisht një djalë, të cilin mesa duket ajo e ka mik të ngushtë dhe madje e quan edhe vëlla.
Në një prej fotove që ka postuar me të, Mevlani shihet tërësisht e fokusuar në kërcim, ndërsa situata ka qenë aq e ndezur sa miku i saj ka hequr edhe bluzen, dhe kërcen vetëm me xhinse.
“Festonim si kafshë gjithmonë. Gjithmonë në festa sëbashku” , shkruan blogerja bashkëngjitur fotos.
Kujtojmë se Armina kishte planifikuar që këtë vit të mbante dasmën e saj me Shkëlzen Berishën, por koronavirusi i ka shtyrë planet e tyre. Duket se çifti është i sigurt në ndjenjat për njëri tjetrin sa kohë që blogerja poston dhe foto të tilla nga adoleshenca e saj.