A e dini që Blendi Feviziu dhe kryeministri Rama shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin edhe gjatë ditëve që nuk kanë intervista. E nxorri vetë kryemimnistri Rama dje gjatë emisionit.
Kur u vu me shpatulla pas murit nga pyetjet e Fevizut për projektet e ‘’Rilindjes Urbane’’ që janë bërë shumë shpenzime, Rama iu drejtua Fevizut që në mesazhet që i çonte në celualar nuk mendonte të njëjtën gjë.
‘’Ti je i lezetshëm ti, në mesazh më shkruan ‘’o shumë bukur’’, kur je nëpër qytete. Këtu në studio më bën rolin e politikanit’’, u shpreh Rama.
‘’Jo, prit unë të them që është bërë shumë mirë, po ndonjë punë tjetër ke bërë’’, ia ka kthyer Fevizu.
Kujtojmë se Rilindja Urbane është sulmuar mjaft edhe nga opozita për shkak të kostove mjaft të larta që sipas tyre bëhen për lyerjen e fasadave ndërkohë që qytetarët kanë nevoja të tjera. (E.K/SHUPLAKA)